Hoxhaj: Qytetarët tanë jetojnë të izoluar padrejtësisht

Aktuale

Hoxhaj: Qytetarët tanë jetojnë të izoluar padrejtësisht

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 12:28
Enver Hoxhaj

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane të Kosovës, ku po diskutohet për izolimin e vendit për shkak të mos liberalizimit të vizave, është paraqitur shqetësimi që qytetarët e Kosovës ende jetojnë të izoluar sa i përket lirisë së lëvizjes. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj për integrim në instancat evropiane, mirëpo nuk ia ka arritur cakut. Mosarritja e cakut, sipas ministrit Hoxhaj është për shkak të mos marrjes së vendimit nga Bashkimi Europian për ta lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur shqetësimin që qytetarët e Kosovës ende jetojnë të izoluar dhe pa liri të lëvizjes.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt integrimit euroatlantik, mirëpo qytetarëve tanë ende nuk u është dhënë mundësia të lëvizin lirshëm. Qytetarët tanë ende jetojnë të izoluar, sikurse në një ishull, me vështirësi për t’u qasur jashtë Kosovës, padrejtësisht”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat