Pozita dhe opozita nuk pajtohen me deklaratën për liberalizim të vizave

Aktuale

Pozita dhe opozita nuk pajtohen me deklaratën për liberalizim të vizave

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 12:47
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ndërprerë për 15 minuta seancën në mënyrë që deputetët të harmonizojnë qëndrimet për deklaratën për liberalizim të vizave.

Partitë në koalicion PDK dhe LDK e kanë mbështetur deklaratën me të cilët kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, ndërsa partitë opozitare e kanë kundërshtuar deklaratën ashtu siç është përpiluar.

Pozita dhe opozita nuk pajtohen me deklaratën për liberalizim të vizave

Derisa partitë në koalicion e kanë mbështetur deklaratën me të cilët kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, është opozita ajo që e ka kundërshtuar atë

Përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK dhe Nismës kanë qenë kundër deklaratës ashtu siç është lexuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar nga të gjitha partitë arritjen e konsensusit në mënyrë që deklarata të votohet në Kuvend.

Kuvendi diskuton deklaratën ku kërkohet liberalizimi i vizave

Në seancën që është duke u mbajtur deputetët e Kuvendit kanë filluar që të diskutojnë për deklaratën e përbashkët të partive parlamentare me anë së cilës kërkohet liberalizimi i vizave.

Tekstin e kësaj deklarate e ka lexuar kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Ilmi Reçica.

“Ne deputetët përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit lirive dhe të drejtave të njeriut të përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe me Malin e Zi dhe shtetet fqinje, qëndrojmë të bashkuar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur  duke marrë për bazë të kërkojmë mirëkuptimin e vendeve të BE-së  që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirë nëpër vendet Shengen”, thuhet në deklaratën që lexoi Reçica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat