Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi

Aktuale

Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 14:00
Fatmir Limaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i luftës kundër popullatës civile gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rëndë të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 tetor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

“Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit”, thuhet në një komunikatë për media, përcjell Bota Sot.

Sipas Aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj , i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat