Ethet e Gjykatës Speciale po zvarritin Demarkacionin dhe Asociacionin

Aktuale

Ethet e Gjykatës Speciale po zvarritin Demarkacionin dhe Asociacionin

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 30 tetor 2016 Në ora: 16:25
Selia e Gjykates Speciale

“Demarkacioni është në dorën e qeverisë për tu zgjidhur, si mundësi e mirë është të filloj nga pika zero, duke përfshirë opozitën parlamentare dhe shoqërinë civile. Kurse asociacioni është një kancer për shtetin dhe shoqërinë tonë, pasi që krijon sistem dualist, e në disa pika edhe diskriminim në baza etnike. Prandaj, edhe kjo marrëveshje duhet rishikuar në mënyrë që mos të ketë kompetenca ekzekutive, por të jetë ngjashëm si një OJQ, e në këtë rast të ketë formën e njëjtë sikur Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Prandaj, duhet të pas të qartë se nuk mund të bëjmë pazare në dëm të interesave shtetërore për hir të liberalizimit të vizav”, ka thënë politologu Hidajet Ahmeti.

Elita politike në vend ka arritur që të shtyj me dashje apo pa dashje, funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Këtë e ka bërë nëpërmjet dy çështjeve të ngritura në nivel politik e madje edhe në kauzë; asaj të demarkacionit dhe asaj të asociacionit. Funksionalizimi i kësaj gjykate ishte paraparë që të bëhet me 15 shtator të vitit të kaluar, por se një gjë e tillë jo vetëm që nuk u bë, ajo një vit pas, duket se është ende larg funksionimit.

Gjendja politike e krijuar në vend nga pozita dhe opozita, e cila prodhoj trazira dhe bllokadë të Kuvendit të Kosovës dhe shpikja e problemeve të paqena ka bërë që funksionimi i Gjykatës Speciale të mos bëhet i mundur sikurse edhe shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.  Demarkacioni me Malin e Zi u bë çështje e cila në asnjë formë nuk gjeti një rrugëdalje.

A po i konvenon një bllokadë e tillë elitës politike në vend? Përgjigja është, po. Duke u marr me demarkacionin dhe duke e zhvatur në pafundësi ratifikimin e tij, elita politike po arrin të jetë në distancë nga Gjykata Speciale. Kjo situatë po ju ‘garanton’ atyre një gjendje paqeje.   

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat