Djali i Smajl Hajdarajt: Polici në vendin e ngjarjes i tha motrës largohuni se nuk u bë “kiameti” se e kanë vra …

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt: Polici në vendin e ngjarjes i tha motrës largohuni se nuk u bë “kiameti” se e kanë vra …

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 07:48
Shpëtim Hajdaraj

Mbrëmë është shfaqur dokumentari “Shënjestra LDK”. Dokumentari flet për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së gjatë dhe pasluftës.

Në këtë emision, Shpëtim Hajdaraj, djali i Smajl Hajdarajt,  tregon momentet dramatike menjëherë pas atentatit ku u vra babai i tij, ai tregon se ai në momentin e vrasjes së babait të tij ka qenë në Prishtinë në studime por motra e tij ka rrëfyer se në  momentin kur ka tentuar të afrohet të vendi i ngjarjes Polici i ka thënë që largohuni se nuk është bërë “kiameti” se e kanë vra.

Sipas informatave ky Polic më vonë vdes në aksident trafiku.

 Pjesën ku Shpëtim Hajdaraj rrëfen momentet e vrasjes së babait të tij shikoni nga minuta 24:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat