Kosova mbetet pengesa kryesore e Serbisë për në BE

Aktuale

Kosova mbetet pengesa kryesore e Serbisë për në BE

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 23:58
ilustrim

Është krejtësisht e paqartë nëse Serbia deri në fund të vitit do të hap kapitull me Bashkimin Evropian.

Arsyeja për bllokimin është dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është në të njëjtën kohë dhe kushtin kryesor për vazhdimin e integrimit evropian.

Kur dhe a do të plotësohet ky, pritet të shihet në të ardhmen, por ajo që ka ndodhur deri më tani, nuk është se ka dhënë rezultatet e pritura, shkruan “Blic”.

Në periudhën e kaluar, ka pasur disa raunde bisedimesh mbi tema të ndryshme, por pa sukses, madje edhe në nivelin e marrëveshjeve. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë.

Sipas “Blic” dialogu është planifikuar të vazhdoj më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel, temë e këtij takimi do të jetë marrëveshja për lirinë e lëvizjes (targat) dhe kalimet administrative.

Ndryshe, nëse Serbia nuk do hap kapitullin për BE deri në fund të këtij viti, kjo mund të jetë në fillim të pranverës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat