MPJ konfirmon lirimin e Hilmi Kelmendit

Aktuale

MPJ konfirmon lirimin e Hilmi Kelmendit

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 13:21
Hilmi Kelmendi

(E plotësuar) - Hilmi Kelmedni i arrestuar ditë më parë nga Serbia si i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës, është liruar sot.

Lirimin e tij e ka konfirmuar, Bashmir Xhemaj këshilltar i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kelmendi tash është duke i kryer disa procedura dhe gjatë mbrëmjes pritet të mbërrijë në Kosovë.

Të martën është liruar edhe Nehat Thaçi i cili kishte qëndruar në paraburgim një muaj, po ashtu i arrestuar nga Serbia nën dyshimin për krime lufte.

Lajmi i fundit: Gjykata serbe liron Hilmi Kelmendin

Hilmi Kelmendi ka dalë sot në ora 12 para Gjykatës për Krime Lufte në Beograd, e cila e ka liruar atë.

Kelmendi, është arrestuar të premten e kaluar në Beograd për krime lufte në Kosovë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat