Të inkriminuarit në poste shtetërore përballë Speciales

Aktuale

Të inkriminuarit në poste shtetërore përballë Speciales

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 4 nëntor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

“Tani kur Gjykata Speciale është e gatshme të filloj punën e saj, mes anëtarëve të UÇK-së,  ka filluar ndarja dhe akuzat për të kaluarën. Arsyet janë të qarta sepse shumica e të papastërve deri më tani kanë pasur poste të larta dhe kanë pasur privilegje në këtë shoqëri,  të cilët pranë veti i kanë punësuar familjar dhe të afërm të vet dhe prej varfanjakëve të paslufte tani janë bërë pasanik milionerësh”, ka nënvizuar Hajrullah Tërnava.

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale dhe mundësia që ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të jenë nën hetime të kësaj Gjykate, ka bërë që ditëve të fundit të shtohen zërat për ndarjen e UÇK-së në dy pjesë.  Akuza e kundër akuza që po dalin në publik ditëve të fundit, po cilësohen si material i bollshëm për hetimet e Gjykatës Speciale.

Muhamet Kelmendi, njëri prej themeluesve të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se konflikte brenda UÇK-së, ka pasur midis Kryesisë si LPK-së dhe grupit fraksionist  të udhëhequr nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe tërë Kryesisë së LPK. 

“UÇK nuk ka qenë e ndarë në dy pjesë. Ne kemi pasur një UÇK të formuar në prill të vitit 1999 nga Kryesia e LPK-së. Natyrisht se konflikte ka pasur midis Kryesisë si LPK-së dhe grupit fraksionist  të udhëhequr nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe tërë Kryesisë së LPK të udhëhequr nga Fazli Veliu dhe Muhamet Kelmendi. Është shumë e rëndë se grupi fraksionist fitoi. Udhëheheqja e LPK-së dha  dorëheqje   dhe erdhi një udhëheqje tjetër që e përkrahi grupin frnksionist dhe këtu fillojnë problemet dhe vështirësitë për çrregullime brenda UÇK-së, me shkatërrimin e asaj udhëheqjeje fillojnë edhe problemet”, ka thënë Kelmendi.  Mirëpo, sipas tij, Gjykata Speciale është antiligjore pasi, nuk heton edhe okupatorin serb.  “Ndërsa, vendosja e Gjykatës Speciale është antiligjore, sepse është dashur që të gjithë të jenë nën hetime. Me këtë kuptoj okupatorin, shtetin serb kryesisht. Vetëm ndaj UÇK-së është padrejtësi”, është shprehur ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat