Serbia nuk do që dialogu të kalojë në nivel presidentësh

Aktuale

Serbia nuk do që dialogu të kalojë në nivel presidentësh

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 07:07
Hashim Thaçi,Tomislav Nikoliç

Edhe pse në Kosovë ka një kohë që përmendet mundësia që presidenti Hashim Thaçi të përfshihet, ose edhe ta merr udhëheqjen e dialogut me Serbisë, pala serbe vlerëson se ky opsion është pak i besueshëm.

Media serbe ka publikuar një artikull në të cilin ngrit pyetjen se a do të kalojë dialogu Kosovë – Serbi, nga niveli i kryeministrave në nivel presidentësh.

Megjithatë, pala serbe nuk e sheh si të besueshëm këtë opsion.

“Edhe pse në Kosovë ka kohë që përmendet mundësia që presidenti Hashim Thaçi të përfshihet në dialog, ose edhe ta marrë udhëheqjen e dialogut me Serbisë, pala serbe vlerëson se ky opsion është pak i besueshëm”, thuhet nga media serbe.

Burime të medias brenda Qeverisë së Serbisë thonë se kjo është një “lojë” e Prishtinës dhe “s’ka lidhje me realitetin”.

“Më shumë merren me formën, sesa me përmbajtjen, kurse esenca e gjithë kësaj qëndron se shumë gjëra të arritura në Bruksel nuk po zbatohen, në rend të parë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Me siguri ata po tentojnë t’ia hedhin fajin Serbisë, që ta paraqesin si përgjegjëse për ngecje”, citohet të ketë thënë burimi i medias, duke potencuar se serbët nuk kanë asnjë informacion për kërkesën që të ndryshohet formati i dialogut.

Më tej gazeta shkruan se dialogu mund të mos vazhdojë deri në themelimin e qeverisë së re, nëse Kosova shkon në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat