Shërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen e aktivistit të LVV-së

Aktuale

Shërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen e aktivistit të LVV-së

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 14:23
Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i tha Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët e Shërbimit Korrektues tashmë janë në Prizren dhe po interesohen për sqarimin e rastit të vdekjes së veprimtarit të LVV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

"Ende nuk është bërë obduksioni. Ende nuk kemi se çka të themi. Një ekip i shërbimit korrektues është atje. Ata dalin me një raport të veçantë. Sot kam drejtuar edhe një ekip tjetër që t’i hetojnë rrethanat", tha shkurt Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat