‘Reforma” ka disa pyetje për SHKK-në dhe MD-në rreth vdekjes së Astrit Deharit

Aktuale

‘Reforma” ka disa pyetje për SHKK-në dhe MD-në rreth vdekjes së Astrit Deharit

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 16:57
Astrit Dehari

Edhe Organizata Studentore Reforma ka reaguar ndaj rastit të vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh studentit të fakultetit të mjekësisë, Astrit Dehari.

“Duke pasur si obligim mbrojtjen e të drejtave të studentëve, Ne si Organizatë Studentore me dhimbje  morëm lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të kolegut tonë Astrit Dehari,  gjithashtu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve , miqve dhe të gjithë atyre që ndiejnë dhimbje për Astritin”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kjo organizatë ka  shprehur indinjatën e thellë për trajtimin e tij gjatë kohës sa ishte në paraburgim, duke shtuar se vdekja e tij e parakohshme e tij është e dyshimtë, për çka edhe kanë kërkuar ndriçim të rastit.

“Poashtu, lajmi se Titi vdiq nga mbidoza e medikamenteve na bënë të kemi dyshimet e tona për vdekjen e parakohshme të tij ,duke dashur te kemi dritë mbi këto dyshime”, thuhet tutje në reagim.

Kjo organizatë ka ngritur edhe disa pyetje Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Kush i dha medikamentet e panevojshme  që sipas jush Astriti ndërroj jetë si pasoj e përdorimit të tyre?

Nëse me të vërtetë medikamentet e panevojshme mbërritën deri në dhomën ku ishte Astriti, kush e lejoi këtë?

 Si u trajtua kolegu ynë nga shërbimi mjekësor në burgun e Prizrenit?

 Duke e ditur se një i burgosur nuk ka të drejtë të qëndroj i vetëm në dhomën e burgut në kohën e  shëtitjes për të burgosur, e që sipas jush ai qëndroi aty i vetëm , kush e lejoi?

 Kur Astriti kërkoi mjekim, a i'u ofrua?

Sipas jush, nëse Astriti i përdori ato medikamente, a ishte prezent mjeku ose a ishte nën mbikqyrje  mjekësore?

A ka bërë ndonjëherë ankesë kolegu ynë Astriti dhe a është trajtuar ankesa e tij  nga Shërbimi Korrektues?

Për te gjitha këto pyetje kërkojmë shpjegim nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosoves.

Kërkojmë nga institucionet gjegjëse që vdekja e Astritit të mos hetohet ashtu si u hetua rasti i Dino Asanajt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat