Jo Thaçi, por Hoxhaj serish në Zvicër, të mërkuren takohet me Burkhalter

Aktuale

Jo Thaçi, por Hoxhaj serish në Zvicër, të mërkuren takohet me Burkhalter

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 14:49
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pasnesër (te mërkurën me 9 nëntor) do të gjendet në një vizite njëditëshe në Zvicër, ku do të ketë takim me shefin e diplomacisë se Jashtme të Zvicrës. z.Dider Burkalter njofton “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve diplomatike.

Mësohet se ministri Hoxhaj para Zvicrës, ai nesër do te gjendet ne Linteshtajn. Kurse te mërkurën ne Bërnë ne orët e pasdites (14:30) do te takohet me homolgune tij zviceran Burkhalter por pa praninë te gazetareve, përveç fotografëve.

Është kjo hera e dytë e ministrit kosovar te vizitoj Bernën zyrtare, pas asaj të 11 nëntorit të viti 2011 te pritur nga ish-diplomatja helvetike Micheline Calmy-Rey. Atëbotë Ministri Hoxhaj kishte premtuar zyrtaren e larte zvicerane qe te emëroj një rruge apo shesh me emrin e saj, kur dihet roli dhe kontributi i saj  për Kosovën deri ne pavarësi, por sot  e kësaj dite nuk është realizuar premtimi i tij.

Ne fakt mediat zvicerane janë te interesuar me shume te takojnë Hashim Thaçin pas themelimit te speciales, por mungesa e tij ne Zvicër është e pakuptueshme. Gazeta e njohur “BernerZeitung” vë theks të veçantë tek mungesa e një vizite zyrtare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kosova ka 111.00 mijë shtetas në Zvicër, presidenti i këtij vendi nuk bërë asnjëherë vizitë zyrtare në Bern”, kane shkruar gazetat zvicerane duke shtuar se ai ka studiuar në Zvicër si refugjat politik.

“Një ftesë për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte studiuar në Zvicër si refugjat politik dhe që nga prilli është zgjedhur president i Kosovës, do të ishte sinjal i mirë politik, sepse shteti më i ri në Evropë nuk njihet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, shkruan “BernerZeitung”. Ne fakt kjo ftese ju është bere Prishtinës zyrtare, por edhe kësaj radhe serish Hashim Thaçi ne vend të tij e dërgon Enver Hoxhajn.

Ndryshe, presidenti i Konfederatës Zvicerane  Johann Schneider-Ammann  në një interviste ekskluzive për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër, marrëdhëniet ndërshtetërore të Zvicrës me Shqipërinë dhe Kosovën ai  i ka cilësuar shumë të mira. Madje Zvicra ka shprehur gatshme të ndërmjetësoj në avancimin dialogut te Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë i cili proces ka ngecur kohëve të fundit.

«Qeveria jonë do të vazhdojë të mbështes dhe kontribuoj zhvillimit ekonomik dhe avancimit te proceseve politike ne Kosove bashke me integrimin  e saj ne instancat ndërkombëtare..»  ka thënë  Schneider-Ammann,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat