Gashi: Politikanë të njohur në bankën e të akuzuarve

Aktuale

Gashi: Politikanë të njohur në bankën e të akuzuarve

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 15:33
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se në mesin të akuzuarve pritet që të ketë edhe politikanë të njohur në vend. “Me siguri do të ketë politikanë aktivë, politikanë shumë të njohur madje”, ka thënë Gashi.

Madje, ai ka thënë se në momentin e parë që këto akuza do të bëhen publike, në Kosovë do të priten edhe turbulenca të ndryshme politike dhe shoqërore. “Sigurisht që në momentin që ngrenë akuzat, nëse eventualisht i ngrenë kundër tyre, do të ketë turbulenca apo do të ketë ndryshime politike në Kosovë”, ka thënë Gashi, duke shtuar,

“Është e paimagjinueshme që nëse zyrtarë të lartë të partive, do të thotë figurave politike apo ata që e mbajnë pushtetin në Kosovë, nëse eventualisht ndonjëri prej tyre akuzohet nga Gjykata Speciale, me siguri që do të thotë ndryshime politike”,ka thënë Gashi. Ndërkohë, duke folur për numrin potencial të akuzave ai ka thënë se kjo ende nuk mund të dihet njëherë.

Megjithatë ajo çfarë mund të dihet sipas tij tani, është fakti se kjo gjykatë është “raciste”. “Gjykata Speciale është Gjykatë raciste dhe është formuar për ti gjykuar vetëm shqiptarët. Një shtet multi-etnik, të votohet për gjykimin pjesëtarëve të vetëm një nacionaliteti, pra vetëm shqiptarëve, është katastrofë. Numri i akuzave nuk do të dihet kurrë derisa të vijë koha që Gjykata Speciale të mbyllet”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat