Daçiq: Interpoli, një tjetër tentativë e dështuar e autoriteteve të Prishtinës

Aktuale

Daçiq: Interpoli, një tjetër tentativë e dështuar e autoriteteve të Prishtinës

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 16:45
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se ka dështuar një përpjekje tjetër e Kosovës për anëtarësim në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit.

“Edhe pse Kosova u përgatit për muaj të tërë dhe i dërgoi shënime të  gjitha shteteve anëtare, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit ka refuzuar të gjitha kërkesat për ta  përfshirë në rendin e ditës të së seancës së saj pikat shtesë për anëtarësim”, ka thënë kryediplomati serb, njofton Ministria e Jashtme e Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se Kosova në prill të vitit 2015 ka paraqitur kërkesën për anëtarësim, por  Komiteti Ekzekutiv i Interpolit nuk e ka pranuar këtë propozim, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat