Schwendiman paralajmëron ngritje të shpejtë të aktakuzave për krime lufte

Aktuale

Schwendiman paralajmëron ngritje të shpejtë të aktakuzave për krime lufte

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:17
Ministrja Dhurata Hoxha takoi Prokurorin special, David Schwendiman

Prokurori Special David Schwendiman, i cili po qëndron në Prishtinë, pas Kryeprokurorit të Shtetit, ka takuar edhe Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha e cila ka thënë se do ti ofrojë atij mbështetje në përputhje me ligjin. Ndërkohë Prokurori Schëendiman ka paralajmëruar se aktakuzat do të ngritën sa më parë që është e mundur. Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ndjekë UCK’në, por individët.

Kjo është komunikata e plotë.

Ministrja Dhurata Hoxha takoi Prokurorin special, David Schwendiman

Ministrja Hoxha: Jemi të përkushtuar për respektimin e pavarësisë së gjyqësorit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha zhvilloi takimin e parë me Prokurorin special, David Schëendiman me të cilin bisedoi për aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në takim me Prokurorin special, z. Schëendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

“Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Z. Schëendeman përgëzoi ministren Hoxha për punën e saj dhe theksoi se sa i takon Zyrës së Prokurorit special, është i përkushtuar që puna e tij të jetë e pavarur, e paanshme dhe transparente.

“Veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat”, theksoi David Schëendiman,

Procesi do të jetë objektiv, nuk do të ketë drejtësi selektive, theksoi Prokurori special, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat