Zëvendëskryeministri Kelmendi heqë dorë nga paga dhe vetura e Qeverisë

Aktuale

Zëvendëskryeministri Kelmendi heqë dorë nga paga dhe vetura e Qeverisë

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 15:05
Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka heqë dorë nga rroga e Qeverisë si zëvendëskryeministër i Kosovës. Përveç rrogës, ai nuk do të krijojë shpenzime të reja për blerjeje apo shfrytëzim të veturës së shtetit, pasi ai ka marrë përsipër që me mjete të veta do të paguaj shpenzimet e karburanteve.

Këtë e ka bërë të ditur  Kelmendi, i cili ka thënë se paga është e vogël në raport me kontributin që do të e japë për zhvillim ekonomik të vendit.

Vendimin për heqje dorë nga rroga dhe shpenzimet e veturës dhe veturën e ka  dorëzuar sot tek kryeministri, Isa Mustafa. 

Kelmendi: Kam hequr dorë nga rroga e zëvendëskryeministrit

“Shpenzimet e automjetit, automjeti dhe paga ime personale, prej këtyre kam heqë dorë. Paga ime është minore në raport me kontributin që mund ta japë”, tha Kelmendi.

Kelmendi, ditë më parë iu është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu duke u bërë zëvendëskryeministër ai është larguar nga posti i deputetit të pavarur, pozitë e fundit që kishte para se të emërohej zëvendëskryeministër. Në të kaluarën, ai ka qenë i angazhuar në dy parti, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat