Qytetarët: 4 letrat e Presidentit, si tentim për t’u vetëshfajësuar

Aktuale

Qytetarët: 4 letrat e Presidentit, si tentim për t’u vetëshfajësuar

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 nëntor 2016 Në ora: 17:24
Hashim Thaçi

“Dyshohet se edhe për shumë kompromise në disfavor të Kosovës që ka nënshkruar si në rastin e Demarkacionit Kosovë - Mal i Zi në vitin 2013,  që është marr vesh me të "mëdhenjtë e botës", që vetëm për të shpëtuar vetë nga Gjykata në fjalë do të bëj çmos që për ti shpëtuar përgjegjësisë para këtij gjyqi, edhe që në Kushtetutën e Kosovës në nenin e parë thuhet,  se territori i Kosovës është i pacënueshëm”, ka thënë  Hajrullah Tërnava.

Ka kaluar një muaj që kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes 4 letrave drejtuar Kryeprokurorit ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të zbardhe dhe të gjykojë krimet para gjatë dhe pas luftës. 

Përvec të tjerash Presidenti i vendit ka kërkuar edhe hetimin dhe zbardhjen e vrasjeve dhe sulmeve me motive politike, ndër to edhe tentim atentatin ndaj ish-rivalit të tij politik, Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. 

Në një sondazh të realizuar nga gazeta “Bota sot”, me pyetjen se si çka shihen letra e Presidentit Thaçi për vrasjet politike, shumica e lexuesve konsiderojnë ajo letër është tentim i këtij të fundit që të shfajësojnë veten.  18.6% e lexuesve kanë votuar për opsionin se kjo letër shihet si frikë nga Gjykata Speciale. 66.6% e lexuesve i shohin këto letra si tentim të Thaçit për të shfajësuar vetveten, derisa 7.5% e lexuesve mendojnë se letra u shkrua si kërkesë për t`i zbardhur vrasjet politike.

Ndërsa, 7.6 % e lexuesve e shohin letrën si Dështim të Sistemit të drejtësisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat