Zbardhen emrat e pesë shtetasve të Kosovës që u arrestuan për terrorizëm në Shqipëri

Aktuale

Zbardhen emrat e pesë shtetasve të Kosovës që u arrestuan për terrorizëm në Shqipëri

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 22:53
Ilustrim

Zbardhen detaje të arrestimit të katër të dyshuarve për terrorizëm në Shqipëri dhe shoqërimin e 16 personave të tjerë, mes tyre pesë shqiptarëve nga Kosova.

Media ka mësuar emrat e pesë shtetasve shqiptarë të Kosovës, që u ndaluan mbrëmjen e së premtes në Shqipëri bashkë me Ergys Faslin, Bekim Protopapën, Xhezair Fishtin e Medat Hasanin.

Sipas këtyre burimeve kosovarët e arrestuar janë Saber Beha, Taulant Musliu, Shkodran Mustafa, Fidan Ademi dhe Lulzim Kabashi.

Të pesë këta të ndaluar, mësohet se janë mbajtur për disa orë të shoqëruar që më pas i janë dorëzuar autoriteteve të policisë kosovare me cilësinë e të depërtuarve. Arrestimi i tyre mësohet se është bërë gjatë takimit që ata po zhvillonin me dy nga të arrestuarit nga Shqipëria.

Burimet dyshojnë se shkaku i ardhjes së tyre në Shqipëri, ka qenë bashkëpunimi për të koordinuar veprimet e mëtejshme, që dyshohet se ata po përgatisnin për të sulmuar me eksploziv stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Në të njejtën kohë, mësohet se edhe policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa lokalitete në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan ku ka arrestuar 9 persona. Burimet thonë se dy nga këta të arrestuar në Kosovë, kanë pranuar të bashkpunojnë duke treguar edhe planet dhe kontaktet me personat e tjerë për dyshimet e një sulmi terrorist.

Nga ana tjetër, burimet kofidenciale pranë policisë së shtetit i thanë ABC News se dyshohet se personat e arrestuar në Shqipëri dhe Kosovë, mbanin kontakte të vazhdueshme me shtetas shqiptarë, eksponentë të rrëzikshëm dhe shum aktivë në luftën në Siri e Irak, si pjesë grupit terrorist ISIS.

Për këtë fakt, alarmi për ndonjë sulm të mundshëm është dhënë nga shërbimet sekrete shqiptare dhe partnere, që kanë kërkuar edhe ndërhyrjen për arrestimin e tyre.

Ajo që tashmë dihet, është fakti se operacioni i arrestimit të tyre ëshët zhvilluar mbrëmjen e së premtës, vetëm pak orë nga ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shkodër. Arrestimi i tyre para ceremonisë, burimet thonë se është kryer për të evituar ndonjë incident të mundshëm gjatë meshës së lumturimit që u zhvillua në Shkodër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat