Kukan: S’ka dokument të BE-së që Serbia duhet ta njohë Kosovën

Aktuale

Kukan: S’ka dokument të BE-së që Serbia duhet ta njohë Kosovën

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:34
Eduard Kukan

Nuk ka dokument të Bashkimit Europian që insiston se Serbia duhet ta njohë Kosovën, ka deklaruar kryesuesi i delegacionit BE – Serbi i Komitetit për Stabilizim Asociim të Parlamentit Europian Eduard Kukan.

"Dialogu i Beogradit me Prishtinën për ne është shumë i rëndësishëm. Në Parlamentin Europian këtë dialog e kemi kuptuar shumë seriozisht. Çdo gjë varet nga ajo se si marrëveshjet e arritura të bëhen realitetet”, citon media.

Me vlerësimin se dialogu aktualisht “nuk është shumë i gjallë", Kukan ka konstatuar se ka presione të drejtpërdrejta e të tërthorta që bisedimet e Beogradit e të Prishtinës të vazhdojnë.

"Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri Federica Mogherini nuk është e pranishme në medie, por ajo pandërprerë punon për vazhdimin e dialogut për të ardhur te rezultati pozitiv për të dy palët. Nëse insistoni vetëm për interesat kombëtarë, nuk do të arrini asgjë. Është i domosdoshëm kompromisi. Askush nuk është i lumtur me kompromisin, por kompromisi është zgjidhja e vetme”, ka deklaruar Kukan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat