Lunaçek: Progresi i arritur duhet çuar përpara

Aktuale

Lunaçek: Progresi i arritur duhet çuar përpara

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 11:53
Foto nga takimi

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se progresi i arritur duhet çuar përpara sepse rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku edhe ofroi mbështetjen e saj të plotë që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe me sukses.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se vizita e Lunaçek po zhvillohet pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, raport që evidenton hapat pozitiv të Kosovës por edhe kriteret që duhen përmbushur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave.

Forcimi i shtetit ligjor është kriteri i dytë, theksoi ministrja Hoxha, dhe shprehu përkushtimin e  realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri. Këto, sipas saj, arrihen bashkërisht përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes nga ana e BE-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat