Presidentit s’i përgjigjet opozita

Aktuale

Presidentit s’i përgjigjet opozita

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 22:29
Hashim Thaçi

Opozita ka vendosur që përsëri t’i thotë Jo ftesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi, për të biseduar për reformën zgjedhore.

Takimi i cili është thirrur nga vet Thaçi për këtë të premte, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë.

Përfaqësuesit opozitarë thonë se ishte vet presidenti ai i cili sa ishte kryeministër dhe po ashtu lider i PDK-së, e ka penguar përfundimin e reformës zgjedhore.

E, vetmja mundësi kur opozita do të ulet në tryezë me presidentin për të biseduar për këtë çështje, është pas caktimit të datës së zgjedhjeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat