“Sylë Hoxha u shokua nga publikimi i pamjeve të burgut”

Aktuale

“Sylë Hoxha u shokua nga publikimi i pamjeve të burgut”

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:54
Sylë Hoxha

Sylë Hoxha, Prokurori i Prokurorisë së Prizrenit, është shokuar kur ka kuptuar që provat që duhet të ishin të sigurta lidhur me vdekjen e Astrit Deharit – Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren – u publikuan në media.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka thënë se ka biseduar me Hoxhën në telefon dhe ai i ka thënë se edhe vetë është habitur me rastin.

“Sylë Hoxha është shprehur i shokuar se si kanë mundur të dalin nga duart e zyrtarëve këto prova. Hoxha ka dështuar në misionin e tij, për shkak se ka deklaruar se provat janë të sigurta dhe të pacenueshme. Ligji e obligon që provat të mbeten në dhomë të siguruar, dhe nëse më pas ka motiv që pjesërisht t’i publikojë ato prova, atëherë ndoshta edhe mund ta bëjë”.

“Por në këtë rast, ne s’i kemi provat dhe as Hoxha s’i ka. Mirëpo ato dolën dhe ata që i pajisën mediat me këto prova, kanë përgjegjësi penale. S’është gjë e keqe që mediat i publikuan, por kush ua dha. Kjo është shokuese, dhe paraqet një mori veprash penale”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat