"SHIK-u, (PDK-ja), kanë shitur UÇK-në"

Aktuale

"SHIK-u, (PDK-ja), kanë shitur UÇK-në"

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 nëntor 2016 Në ora: 17:27
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Drejtoria Politike dhe SHIK –u, e kanë shitur UÇK-në, dhe jo vetëm tash, por po duket qysh nga koha e Luftës dhe e Rambujesë. Normalisht se, ne (UÇK-ja) nuk e kemi ditur atëherë, por ja po e dimë tash. E pra, drejtoria politike dje ishte e SHIK-ut e sot është në PDK, që i bie se PDK -ja po e shet UÇK-në dhe pjesëtarët e saj”, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.

Javë më parë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca duke lexuar letrën e shkruar nga Sami Lushtaku në Kuvendin e Kosovës deklaroi, se pjesëtarët e UÇK -së, e kishin shitur njëri-tjetrin tek drejtësia, me ç ‘rast edhe ky fjalim kishte ndezur deputetët e PDK-së. 

Prandaj kjo letër e lexuar nga deputeti Konjufca , në të cilin Lushtaku kishte shkruar se ishin pikërisht bashkë partiakët e tij ata që lobuan për dënimin e tij, sikur zgjoi interesim dhe supozime të ndryshme në opinion.  Rexhep Selimi deputet nga VV –ja,  ka pohuar se, UÇK-ja nuk e ka shitur vetveten, atë e shiti dikur SHIK-u dhe Drejtoria Politike dhe tani PDK-ja. Sipas tij, pjesëtarët e UÇK-së nuk e kanë shitur njëri-tjetrin por atë e kanë bërë Drejtoria Politike dhe SHIK-u.

“Pra Drejtoria Politike dhe SHIK e kanë shitur UÇK-në, dhe jo vetëm tash, por po duket qysh nga koha e Luftës dhe e Rambujesë. Normalisht se, ne (UÇK-ja) nuk e kemi ditur atëherë, por ja po e dimë tash. E pra, drejtoria politike dje ishte e SHIK-ut e sot është në PDK, që i bie se PDK -ja po e shet UÇK-në dhe pjesëtarët e saj”, ka thënë deputeti Selimi.

Hasan Zeneli bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit ka thënë, se deri sa ish luftëtarët e UÇK-së, firmosën faljen e tokave të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi atëherë shesin edhe bashkëluftëtarët e tyre. Sipas tij, nuk është për t’u habitur sepse gjithçka sot po ndodh, pasi këta njerëz për një karrige dhe pak para, po shesin edhe shokët e luftës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat