Presidenti Thaçi vizitë në shtëpinë e kryeministrit Mustafa, ia uron martesën e djalit

Aktuale

Presidenti Thaçi vizitë në shtëpinë e kryeministrit Mustafa, ia uron martesën e djalit

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 12:40
Isa Mustafa, Hashim Thaçi

Ditë më parë Kryeministri Isa Mustafa ka martuar djalin e tij, Besnikun.

Për t’ia uruar martesën e djalit, në vizitën në shtëpinë e kryeministrit ka qenë presidenti Hashim Thaçi, shkruan Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. ‘’Sot isha në vizitë tek familja e kryeministrit Mustafa. Pata kënaqësinë ta përgëzoj për martesën e të birit. Çiftit i urova jetë të lumtur bashkëshortore. HTH’’, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Djali i kryeministri Isa Mustafa, Besniku është martuar para disa ditësh me Edita Bajramin, në dasmën e të cilëve kishte të ftuar shumë politikanë, artistë e personalitete tjera nga jeta publike./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat