New York Times: Merkel është mbrojtësja e fundit e vlerave demokratike të perëndimit

Aktuale

New York Times: Merkel është mbrojtësja e fundit e vlerave demokratike të perëndimit

Nga: Bota sot Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 00:35
Angela Merkel

Pas fitimit të Donald Trump (70) dhe humbjes së Hillary Clinton (69) mediat amerikane i kanë varur shpresat te një grua tjetër e pushtetshme: kancelaren gjermane Angela Merkel (62, CDU), shkruan botasot.info.

Gjermanja është “mbrojtësja e fundit e perëndimit liberal,” shkruan New York Times në editorialin e saj. Merkel tani ndodhet mes dy superfuqive, SHBA së Donald Trump dhe Rusisë së Vladimir Putin.

“Ajo duhet të luftojë ndikimin rus që financon partitë populiste evropiane, ndërsa tani i shtohet një kundërshtar tjetër, presidenti amerikan Donald Trump që është miku i ish shefit të KGB dhe presidentit rus, Putin.”
Problemet e ardhshme të kancelares gjithsesi janë të shumta: presidenti francez Francois Hollande, njëri ndër miqtë e saj më të ngushtë duket shumë i dobët përballë populistëve; presidenti amerikan Barack Obama një mik i afërt i saj është në largim; para pak muajsh kishim Brexit; Kriza e Refugjatëve që dëmtuan sado pak imazhin e saj në Gjermani janë disa nga problemet në listën e gjërë të halleve të saj.

Si gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore si dhe Rënies së Murit të Berlinit (1989) edhe sot qendra e vëmendjes botërore është e orientuar drejt Gjermanisë, e përmbyll prestigjiozja gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat