Mustafa: Akti i djeshëm në Kumanovë nuk i bën nder askujt

Aktuale

Mustafa: Akti i djeshëm në Kumanovë nuk i bën nder askujt

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:54
Rrustem Mustafa

Pavarësisht tentativës së disa personave të dhunshëm që dje ta ndalonin rrugën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti të zhvilloj takim me qytetarët e Kumanovës, ky i fundit gjeti përkrahjen e mbështetësve të tij, në sallën e mbushur përplot me simpatizantë. 

Akt qyqar ky i cili u dënua mbrëmë nga vet Ahmeti, i cili ishte shprehur për media se ky akt i turpshëm i dhimbjes ka ardhur nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen përmes këtyre veprimeve. 

Këto veprime të dhunshme në kohë fushate në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni, i dënojnë edhe politikanët kosovarë. 

Ish- deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se mjetet politike jo paqësore janë gjithnjë në dëm të vet qytetarëve.

“Incidenti në Kumanovë ku disa njerëz deshën të pengojnë fushatën politike të Ahmetit dhe komunikimin me qytetarët, nuk iu bën nder as atyre dhe as kujt do qoftë. Dhe shumë do të doja një kulturë të elektoratit në përgjithësi, e veçmas atij shqiptar në Maqedoni”, shprehet Mustafa.

Ai më tutje ka shtuar se politika nuk do të duhej të merret me rastë të tilla.

“Nuk do të duhen shumë politika të merret më një rast si ky, se nuk besoj se do të përsëritet. Jam goxha i sigurt se nuk do të bëhet fenomen”.

Në fund Mustafa bën apel tek shqiptarët në Maqedoni, që të rritet kultura qytetare, veçanërisht në kohë fushatash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat