Hashim Thaçi, presion mbi mësimdhënësit, për të votuar PDK –në?

Aktuale

Hashim Thaçi, presion mbi mësimdhënësit, për të votuar PDK –në?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 nëntor 2016 Në ora: 16:33
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Hashim Thaçi duket se ka harruar rolin unifikues prej Presidenti të cilin e ka të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Drenasit, duket se e kanë “joshur”, atë për të qenë pjesë e tubimeve të ndryshme me qytetarë. Madje, ai i është kthyer avazit të dikurshëm dhe po merr pjesë nëpër darka të ndryshme me mësimdhënës në komuna si Drenasi e Kaçaniku. 

Sipas një njoftimi  të Shkollës “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, një kopje të të cilës e kanë  siguruar mediet, të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle, ditë më parë u obliguan të jenë të pranishëm në takimin me presidentin Hashim Thaçi dhe me ministrin Arsim Bajrami.  Po ashtu, së fundi Presidenti Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, kanë organizuar një darkë me mësimdhënësit e Komunës së Drenasit.  Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës nëse organizimi i këtyre tubimeve përbën “politizim”, të shkollave po konflikt interesi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martë në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat