Tomë Gashi: Astritin e pastruan pasi e vranë

Aktuale

Tomë Gashi: Astritin e pastruan pasi e vranë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:44
Astrit Dehari

(E plotësuar) - Avokati Tomë Gashi, i cili po merret me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se tash e nëntë ditë është treguar neglizhencë totale lidhur me këtë rast dhe se kjo gjë tregon se pushteti dhe kushdo që është përgjegjës janë duke i përgatitur deklaratat dhe dëshmitë.

Gashi në emisionin “Info Box” ka thënë se gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur, dhe se kjo është parë në xhirim ku shihet se nuk janë aspak të befasuar.

“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, ka thënë Gashi.

Madje, Gashi shton se dikush me sapunin e peshqirin e përgjakur e ka larë pikërisht fytyrën e trupin e Astritit, e të cilën thotë se e ka parë të pastruar pasi që e vranë.

Ai ka shtuar se në ditën kur ka vdekur Astriti është dashur të arrestohen dhe të shkarkohen menjëherë nga drejtori i burgut të Prizrenit e deri tek gardianët.

***

Tomë Gashi: Gardianët e kanë ditur se Astrit Dehari ka qenë i vdekur

Avokati Tomë Gashi, i cili po merret me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se tash e nëntë ditë është treguar neglizhencë totale lidhur me këtë rast dhe se kjo gjë tregon se pushteti dhe kush do që është përgjegjës janë duke i përgatitur deklaratat dhe dëshmitë.

Gashi në emisionin “Info Box” ka thënë se gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur, dhe se kjo është parë në xhirim ku shihet se nuk janë aspak të befasuar.

“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në ditën kur ka vdekur Astriti është dashur të arrestohen dhe të shkarkohen menjëherë nga drejtori i burgut të Prizrenit e deri tek gardianët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat