Nëntoka, financon partitë politike në Kosovë?

Aktuale

Nëntoka, financon partitë politike në Kosovë?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 nëntor 2016 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

"Deri më sot partitë politike, në përgjithësi, i kanë fshehur burimet financiare, sponsorët dhe donatorët e tyre. Për aq ato subjekte kanë humbur kredibilitet moral në shoqëri dhe njëherësh kanë krijuar bazë për dyshime referuar pastërtisë së financimit”, ka theksuar  Riza Smaka.

Financimi i partive politike në Kosovës është një çështje me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës. Edhe pse është  rregulluar me ligj që donatorët dhe donacionet të bëhen publike nga partitë politike, kjo gjë nuk po ndodh. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit, por edhe për arsyeje se këto financime kanë burime të dyshimta të prejardhjes. 

Lidhur për këtë çështje, ka folur anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Riza Smaka ka thënë për “Bota sot” se disa  subjekte kanë humbur kredibilitetin moral në shoqëri  për shkak që i kanë fshehur burime e tyre financiare.  "Deri më sot partitë politike, në përgjithësi, i kanë fshehur burimet financiare, sponsorët dhe donatorët e tyre. Për aq ato subjekte kanë humbur kredibilitet moral në shoqëri dhe njëherësh kanë krijuar bazë për dyshime referuar pastërtisë së financimit”, ka theksuar Smaka. 

Gjithashtu, ai ka thënë se për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit nuk po zbatohen ligjet për publikimin e financave të partive politike.    

“Gjithsesi publikimi i burimeve financiare të subjekteve politike është obligim ligjor por për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në vendin tonë, nuk zbatohet as ajo dispozitë juridike tanimë nëpërmjet sanksioneve respektive", ka thënë Smaka për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat