Deputetët nuk debatuan për paditë në Arbitrazh

Aktuale

Deputetët nuk debatuan për paditë në Arbitrazh

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:14
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Një debat parlamentar në lidhje me paditë që i janë bërë Qeverisë së Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit ka dështuar.

Ishte kërkesa e deputetes Margarita Kadriu-Ukelli, që të bëhet një debat i tillë ku do të diskutohej lidhur me humbjet financiare që do të pësonte buxheti i Kosovës nëse i humb këto padi.

Por kryeministri Isa Mustafa kërkoi që në seancë të mos bëhet debat për kompaninë “Axos”, por secili që dëshiron mund t’i shikojë dosjet në Ministrinë përkatëse.

Ai ka njoftuar deputetët me përmbajtjen këtyre lëndëve, ku dy prej tyre Mustafa tha se vazhdojnë të jenë në Arbitrazh ndërkombëtar, ndërsa njëra ka vendimin e Arbitrazhit

Mustafa: Të mos hapet debat për “Axos”

“Kam një kërkesë para jush lidhur me kompaninë ‘Axos’ të mos hapet debat në kuvend, për arsye se ekziston rreziku që pala e cila ka paditur Kosovën mund të shfrytëzojë debatin e kuvendit në procesin e arbitrazhit… ndërkaq unë do t’ju njoftojë se ku jemi me atë proces, ku e njëjta gjë ka të bëjë edhe me Postë Telekomin e Kosovës dhe me Dardafonin, sepse janë dy procese të cilat janë në vijim e sipër andaj, do të jemi të kujdesshëm në këto procese”, theksoi Mustafa.

Mustafa njoftoi deputetët në lidhje me kontestet që Kosova ka në Gjykatën e Arbitrazhit.

Mustafa përmendi rastin e pasaportave ku shtypshkronja austriake e kishte paditur Qeverinë në Gjykatën e Arbitrazhit dhe që është dënuar me 5 milionë e 300 mijë eurosh. Sipas Mustafës Qeveria e Kosovës është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe tashmë pritet një vendim për këtë çështje. Rasti i dytë sipas Mustafës e që është ndërmjet Dardaphone dhe Telekomit të Kosovës ku kjo çështje është dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit.

Ky proces, sipas tij, deri në fund të dhjetorit do të bëhet publik vendimi nga Gjykata.  Mustafa tha se Telekomi beson se padia e Dardaphone do të refuzohet.  Mustafa ka treguar edhe për procesin e shitjes së PTK-së ku kompania AXOS e ka paditur Qeverinë në Arbitrazh.  Ai tha se problemet me ‘Axos’ janë të trashëguara.

Mustafa: Është një problem i trashëguar, pretendimet janë sat ë rëndë aq edhe të padrejta

“Dëshiroj të nënvizoj se ky është një problem I trashëguar, pretendimet janë sa të rënda aq edhe të pa drejta, jo se jemi të bindur se e drejta duhet të fitoj, porse jemi të bindur se Axos nuk është I dëmtuar në këtë rast dhe nuk ka pasur asnjë dëm dhe procedurat janë zhvilluar në mënyrë plotësisht ligjore dhe të pa ndikuara... Pa dashur të flas për shumat të cilat pretendojnë palët unë nuk konsideroje në asnjë rast se ato shumë që pretendojnë palët janë të arsyeshme”, tha Mustafa. 

Inicuesja kërkesës për debat lidhur me arbitrazhin, Margarita Kadriut-Ukelli,  tha se  rreziku që po i kanoset buxhetit nga arbitrazhet ndërkombëtare janë hiç më pak se 500 milionë euro, duke përfshirë edhe shpenzimet e avokatisë.

Kadriu-Ukelli: Taksa paguesit do të dëmtohen nga Arbitazhi ndërkombëtar mbi 500 milionë euro

“Në tri rastet e njohura për opinionin dhe atë: të PTK-së me Axosin, pastaj të kompanisë Z-Mobile dhe tenderit korrupitv të pasaportave në të cilin rast qytetarët veç i kanë humbur 5 milionë euro dhe nëse vendi ynë humb edhe këto dy kontestet tjera të mbetura gjyqësore, gjë që është shumë e mundshme sipas rrjedhjes që kanë marrë proceset taksat paguesit kosovar do të dëmtohen më shumë se 500 milionë euro, përfshirë këtu edhe shpenzimet enorme për të paguar avokat, këshilltar transaksioni etj”, tha Kadriu.

Pas prezantimit të kryeministrit Mustafa, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti në seancën e sotme hapi debatin, por asnjë deputet nuk deshi të flas lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, deputetja Margarita Kadriu-Ukelli, tha se nëse deputetët nuk duan të flasin për këtë çështje ajo më nuk ka koment.

Kadriu-Ukelli: Jeni të paparë!

“Uaaaa, të nderuar kolegë deputetë jeni të paparë! Të flitet për rrezikun që po i kanoset buxhetit të Kosovës dhe të injorohet kushtimisht kaq shumë, unë nuk kam çka me komentuar. Se shihni të arsyeshme hiç mos folni”, tha deputetja Kadriu-Ukelli. 

Deputetja Kadriu ka propozuar që Qeveria të autorizojë prokurorinë për hetime të këtyre rasteve, qeveria të ndërmerr veprimet për të siguruar për mbrojtje profesionale dhe Kuvendin ta njoftoj për shumat që duhet paguar kompanive. Mirëpo, as këto dy rekomandime nuk u mbështeten nga deputetët, ngase nuk pati kuorum.

Në pjesën e dytë të seancës PDK dhe LDK nuk deshën të marrin pjesë në Komisioni parlamentar për hetimor për RTK-në, ku sipas shefit të GP të PDK-së Zenun Pajaziti, i cili edhe dha arsyen për mospjesëmarrjen në këtë grup, tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të kenë ndikim në mediumin publik.

Ai ka ftuar deputetët që të shfrytëzojnë punën e tyre nëpër komisione, ngase nuk mund të ketë ndonjë rol tjetër përveç ndryshimeve të ligjit dhe për gjetjen e mjeteve financiare të RTK-së. Po ashtu edhe Ismet Beqiri nga GP i LDK-së shprehu qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë çështje për RTK-në, i cili vlerësoi se organet kompetente mund të bëjë punën e hetimit ndaj RTK-së, dhe sipas tij nuk ka arsye për formimin e  Komisionit Hetimor. Beqiri tha se mund të debatohet dhe të jepen vërejtje për RTK, por jo të jenë pjesë e hetimeve ndaj këtij medium publik.

Ndërsa, me 31 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Xhemajl Krasniqin anëtar të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, për një mandate katër vjeçar. Ndërsa, Fehmi Ajvazi nuk arriti që të fitojë numrin e nevojshëm të votave për këtë pozitë. Ajvazi mori vetëm 29 vota.

Për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës kandidatë ishin Shemsi Jashari i cili mori 57 vota dhe Naim Krasniqi 2 vota, që konstatohet se nuk zgjidhet asnjëri nga kandidatët për anëtarë, ku konkursi do të përsëritet sërish.

***

Skandali me pasaporta: Çështja shkon në Apel

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, është zhvilluar debati i iniciuar nga deputetja Margarita Kadriu lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur në lidhje me tre rastet që kanë shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Sa i përket padisë ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me pasaportat, tribunali i arbitrazhit ka vendosur që Kosova është e obliguar t’i paguaj kompanisë austriake ose ish-kontraktuesit një shumë prej rreth 5 milionë eurove.

Sipas Mustafës ky vendim është kundërshtuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka refuzuar kërkesën në instancën e parë, ndërsa tani kjo çështje është adresuar në Gjykatën e Apelit.

Për rastin e dytë, Dardafon-Telekom, ku Telekomi është paditur ndër të tjera për vonesa, refuzim të shërbimeve 3G dhe 4G etj, në qoftë se rasti mbyllet shuma qe duhet paguar është rreth 53 milionë euro ndërsa në qoftë se vazhdon padia rrezikohen rreth 47 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Padia e fundit për të cilën ka folur Isa Mustafa është ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës, e ngritur nga Axos, për të cilën ka thënë që përgjigjen rreth kësaj padie do të marrin me 23 dhjetor 2016.

Këtu rrezikohen rreth 400 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Për të gjitha rastet Mustafa ka siguruar që janë zgjedhur kompani të njohura dhe kredibile për përfaqësimin e Kosovës në arbitrazh.

PDK e LDK kundër formimit të Komisionit Hetimor për RTK-në

Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në Grupin Hetimor nga RTK-së.

Shefi i GP të PDK-së Zenun Pajaziti, ka dhënë arsyen për mospjesëmarrjen në këtë grup, duke thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të kenë ndikim në mediumin publik.

“Jemi dakord që përmes IBU-së të mos kemi ndikim në mediumin publik. Unë I ftoj deputet që të shfrytëzojnë punën e tyre nëpër komisione, ngase nuk mund të kemi ndonjë rol tjetër përveç ndryshimeve të ligjit dhe për gjetjen e mjeteve financiare të RTK-së”, tha Pajaziti.

I njëjtë  është edhe qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë çështje.

Shefi i GP të LDK-së Ismet Beqiri, ka vlerësuar se organet kompetente mund të bëjë punën e hetimit ndaj RTK-së, dhe sipas tij nuk ka arsye për formimin e  Komisionit Hetimor. “Mund të debatojmë dhe ta japim vërejtje, por jo pjesë e hetimeve”, tha Beqiri.

Dështon zgjedhja e një anëtari të KPK-së nga shoqëria civile

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot që ta zgjedhë një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kjo pasi që dy kandidatët konkurrentë për këtë post nuk kanë marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.

Në garë për anëtar të Këshillit Prokurorial ishin ishin Shemsi Jashari i cili mori 57 vota dhe Naim Krasniqi, i cili moti vetëm dy  vota.

 Sipas rregullores së Kuvendit asnjëri nga këta nuk mund të jenë anëtar të KPK-së pasi që për të marrë klëtë post duhet të marrin 61 vota të deputetëve.

 Rrjedhimisht konkursi për një anëtar të KPK-së nga shoqëria civile do të përsëritet.

Seanca e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me votimin në raundin e dytë të votimit për një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe votimi i një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie.

Gjatë seancës është paraparë të diskutohet edhe lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Kjo me kërkesën deputetes së pavarur, Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues.

Po ashtu, pritet të formohet komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie, si dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.

Dështon propozimi për të debatuar për Astritin, Opozita lëshon seancën

Seanca e Kuvendit të Kosovës, filloi me fjalimet e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kërkonin që në Kuvend të debatohet për Astrit Deharin, i cili humbi jetën në burgun e Prizrenit.

Derisa në foltore fliste kryetari i VV-së  Visar Ymeri, deputetët tjerë të kësaj partie, pranë foltores në duar mbanin një baner ku kërkohej drejtësi për Astrit Deharin.

Megjithëse kërkuan që në rend dite të hyjë kërkesa e tyre që të diskutohet për Astrit Deharin, kjo nuk u bë e mundur, në mungesë të votave. E pas kësaj deputetët e opozitës lëshuan sallën.

Kryetari i VV-së  tha se Kuvendi po e vazhdon punën normalisht, duke u munduar ta demaskojë atë se çfarë në të vërtetë po ndodh.

Ky Kuvend sipas Ymerit  dështoi edhe sot që të ngritet në nivel të detyrës, si Kuvend përfaqësues  qytetarëve, duke mos diskutuar gjënë me të rëndësishme e që është vdekja e një të riu.

Ymeri: Deputetët po maskojnë atë çfarë po ndodh në Kosovë

“Këtu sot në këtë sallë janë mbledhur deputetët, që ta vazhdojnë punën normalisht, për të pretenduar se vërtetë situata në Kosovë është normale. Gjë që është një maskim i asaj se çfarë po ndodh në Kosovë dhe me ndjenjën që qytetarët e kanë dhe po e ndërtojnë çdo ditë karshi institucioneve. Sot jemi në ditën e dhjetë që kur Astrit Dehari aktivist i Lëvizjes VV i paraburgosur ka vdekur në burg. Tash e 10 ditë nuk kemi asnjë përgjegjësi më të vogël nga institucionet shtetërore, që e arrestuan padrejtësisht, pa kurrfarë baze Astritin dhe  e mbajtën në burg privuar  nga liria e pa minimumin e sigurisë. Astriti nuk jeton më, sepse ishte i arrestuar, mbahej në burg dhe aty vdiq. Përgjegjësia e shtetit  dhe institucioneve shtetërore është e pashmangshme, pavarësisht rrethanave, shteti duhet të jap përgjegjësi. Po ja që asnjë prej institucioneve shtetërore deri tash nuk e dha një përgjegjësi të tillë”, tha Ymeri.

Ndërsa tha se nuk pret që këto institucione të kapura dhe të manipuluara nga Kadri Veseli me shokë, që të prodhojnë drejtësi.

Ymeri: Institucionet e kapura, s’mund të prodhojnë drejtësi

“Këto institucione kjo hetuesi, ky shtet i kapur s’mund të prodhon drejtësi për Astritin. Dhe ky shtet i kapur nuk po prodhon drejtësi për asnjë qytetar të Kosovës. Dhe ky shtet i kapur është përgjegjësie  këtyre njerëzve që e kanë veshur veten me pushtet dhe e kanë kapur shtetin.  Fatkeqësisht edhe ky Kuvend sot dështoi të jetë Kuvend që i përgjigjet zërit të qytetarëve. Por u bë kuvend i manipuluar nga Kadri Veseli me shokët e tij. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi, ku qytetarët nuk e kanë as minimumin e përfaqësimit”, tha ai.

Edhe deputeti i AAK-së Daut Haradinaj tha se duhet të debatohet në Kuvend, pasi që transparenca i ndihmon Kuvendit dhe drejtësisë.

Haradinaj: Nëse s’keni çka fshihni hapeni debatin

“Edhe sot këtu ku jemi do të ishte mirë që ministrja e drejtësisë me kanë në sallë dhe me na tregu deri ku kanë shku procedurat, çka ka ndodh. Sepse qëndrimet mish-mash, herë të zyrtarëve policor, herë të prokurorisë herë të hetuesve, herë të drejtorit të burgut kanë krijuar amulli, e  që më të drejtë ngrit shqetësimin tek qytetarët. Mendoj që drejtësia i bënë nder Kuvendit dhe Kosovës. Dhe mendoj që krejt deputetët e parlamentit të Kosovës, duhet me hap diskutimin dhe të debatohet, të kërkohet e vërteta rreth këtij rasti. Si njerëz si prind e kemi bashkëndjerë humbjen e Astritit dhe familjes së tij, sepse iu ka bërë dëm i madh. Në mungesë të drejtësisë sot po krijohet pasiguri jo vetëm për rastin Dehari por për gjithë ata burra e gra që sot janë nëpër qendrat e sigurisë në mbajtje. . Në rast se shteti ka diçka me mshef atëherë mbyllne debatin. Nëse nuk k a me fsheh diçka hapeni debatin të diskutojmë“, tha Haradinaj.

Ndërsa Zafir Berisha  nga Nisma për Kosovën, tha se  duhet të debatohet në Kuvend për rastin në fjalë, pasi që mos zgjidhja e kësaj enigme lë vend për dyshime.

Berisha: Mos zgjidhja e kësaj enigme, lë vend për të dyshuar

“Edhe ne jemi pjesë e këtij Kuvendi por nuk jemi pjesë e asaj që e ka bllokuar debatin. Ne deputetët e Nismës jemi të interesuar barabartë sa qytetarët, familja Dehari dhe VV që çështja e studentit që humbi jetën në burgun e Prizrenit, të bëhet publike transparente, me idenë që qytetarët e këtij vendi, të ndihen komod kudo që janë veçanërisht kur janë në duart e  institucioneve. Mos zgjidhja tash e sa ditë e kësaj enigme, natyrisht se lë vend për të dyshuar. Prandaj përgjegjësit e institucioneve të sigurisë, është mirë që me u përgjigj para opinionit. Dhe kërkesa jonë për një debat, ka pasur të bëjë me atë, me çel ‘kutinë e Pandorës’ karshi opinionit për me mujt me kuptu të vërteten e madhe rreth rastit ‘Dehari’”, tha ai.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti tha se nuk është mirë që kjo çështje të politizohet dhe Kuvendi ta vë drejtësinë, para organeve të drejtësisë.

Pajaziti: Të mos politizohet rasti

“Është një tragjedi që i ka ndodhur kësaj  familje dhe dhimbje e madhe për të gjithë ne dhe qytetarët. Unë sot kërkoj që të gjithë të jemi sa më shpejt që të ndriçohet nga organet kompetente vdekja e astrit Deharit dhe kërkoj nga Ministria e Drejtësisë të gjitha institucionet në zinxhir, që kanë përgjegjësi që të dalin sa më shpejt me të dhënat, provat, argumentet, për të sqaruar gjithçka rreth kësaj vdekje. Kërkoj dhe nga institucionet përkatëse, Policin,  prokurorë avokatë, të gjithë të përmbahen nga deklaratat që nuk i kontribuojnë kësaj situate.  Gjithçka që duhet të bëhet duhet të lihet dhe kërkohet që sa  më shpejt organet kompetente të dalin me sqarimet. Edhe ne jemi të interesuar që të debatojmë, por do të ishte keq, nuk do t’i ndihmonim as familjes në këto ditë të rënda për ta nëse ne sot bëjmë politikë, ose politizojmë ose bà «jmë anime politike, ose bëjmë drejtësinë para organeve të drejtësisë”, tha ai.

Edhe Ismet Beqiri në emër të grupit të LDK-së tha se kërkojnë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt të dalin me rezultatet për këtë rast tragjik. Ndërsa tha se është e dhimbshme, që rastet e tilla të rënda  të përdoren për qëllime tjera

Beqiri: Është e dhimbshme që rastet e tilla të rënda  të përdoren për qëllime tjera

“ Angazhimi që këto rezultatet të dalin sa më shpejtë, bënë që të ketë sa më pak mundësi  nga kushdo qoftë, që rasti si i tillë shumë i dhimbshëm, shumë i ndjeshëm, në një mënyrë të përdoret që është shumë e rëndë, për qëllime tjera. Jam i bindur që raste të tilla janë shumë të rënda, që e kanë përgjegjësi organet kompetente t’i zbardhim deri në fund. Nuk ka qytetar i Kosovës dhe as ne si subjekte politike, që nuk ka interesim që të dal e vërteta”, tha ai.

E Glauk Konjufca tha se është interpretim i gabuar, kur thuhet se çështja po politizohet. Ai tha se Kuvendi  jo që ka të drejtë, por të domosdoshëm që të debatoj  për rastin e Astrit Deharit.

Konjufca: Qëllimisht po e devijoni çështjen

“ Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve shumë mendime si ky që dha Ismet Beqiri apo Zenun Pajzit, por dhe në media të ndryshme se nuk bënë të politizohet kjo çështje dhe nuk po politizohet kjo çështje dhe nuk bënë të përfiton askush nga kjo.  Mendoj që kjo e fsheh një interpretim të gabueshëm dhe qëllimisht të devijuar të çështjes, që ne duhet ta diskutojmë për Astritin. Për arsye se Kuvendi duhet të diskutoj dhe ka të drejtë të diskutoj për çdo institucion në republikën e Kosovës i cili funksionon me ligje”, tha ai.

Ndryshe kërkesa për një debat urgjent për rastin Dehari u hodh në votim mirëpo nuk mori votat e nevojshme. Pas kësaj deputetët e VV-së, AAK dhe Nismës e kanë braktisur seancën.

Vazhdimi i seancës që ka mbetur në gjysmë javën e kaluar është shtyrë për në orën 14:00 pasi që nuk kishte kuorum të mjaftueshëm.

.Dështon propozimi për të debatuar për Astritin

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për debat në Kuvendin e Kosovës, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari nuk i ka marr votat e kërkuar për shkak të mungesës së deputetëve në sallë.

Ndryshe, edhe ata që ishin në sallë votuan, 25 për, 16 kundër dhe 4 abstenime.

Kjo ka bërë që deputetët e opozitës ta lëshojnë seancën.

Image

VV këmbëngul për debat për Deharin, PDK dhe LDK kundër

Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me deklaratat e Zenun Pajazitit dhe Ismet Beqirit të cilët gjatë fjalës së tyre në Kuvend kanë kërkuar që kjo çështje të mos politizohet.

Por Konjufca tha se kjo është çështje urgjente dhe se një debat për vdekjen e Astrit Deharit duhet gjithsesi të bëhet.

Por shefat e PDK-së dhe LDK-së kundërshtojnë debatin pa dalë rezultatet e hetimeve.

 Ndërkohë AAK e mbështet debatin për Deharin, sikurse edhe Nisma për Kosovën.

Zafir Berisha nga kjo parti tha se do të ishte mirë që këtu të jetë edhe kryeministri i Kosovës.

Haradinaj: Nëse shteti ka diçka të fsheh mbylleni debatin për Astritin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se drejtësia për Astrit Deharin i bë nder Kuvendit dhe për këtë arsye të gjithë deputetët duhet të hapim debatin, ku do të duhej të kërkohet e vërteta rreth këtij rasti.

“Në mungesë të drejtësisë sot po krijohet një pasiguri për të gjithë ata burra nëpër burgje, nëse shteti ka diçka me fsheh mbylleni debatin, nëse jo hapeni debatin”, tha ai.

Pajaziti kërkon që sa më shpejt të sqarohet rasti i vdekjes së Astrit Deharit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha institucionet që sa më shpejt të dalin me rezultate për vdekjen e Astrit Deharit.

Sipas Pajazitit edhe PDK është e interesuar të debatojë në Kuvend por sipas tij do të ishte keq edhe për familjen që ky rast të politizohet para se të dihen rezultatet.

 Në emër të deputetëve të PDK-së Pajaziti i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari duke rikujtuar se kjo familje ka bërë shumë për lirinë e Kosovës.

Ymeri: Ky Kuvend u manipulua nga Kadri Veseli me shokët e tij

Ende pa filluar seanca deputetët e Vetëvendosjes e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit me një pankarta ku shkruan “Drejtësi”

Kryetari i VV-së Visar Ymeri tha se sot ky Kuvend dështoi të ngritet në nivel të detyrës sepse nuk diskutoi për një gjë të rëndësishme, vdekjen e një studenti, një burri  në burg në mbikëqyrjen e shtetit ku ai qartazi nuk kishte siguri.

 Ymeri tha se Astrit  Dehari ishte arrestuar për terrorizëm,  por asnjëherë nuk paraqitën  asnjë provë kredibile.

 “Ai u mbajt 68 ditë në burg por asnjëherë nuk u intervistua. Astriti në punën e tij i jepte zë popullit ndërkohë që ky regjim antipopullor donte t’ia ndalë zërin që mos t’i jepte zë popullit”, tha Ymeri.

Kryetari i VV-së edhe njëherë kërkoi hetime të pavarura për vdekjen e Astrit Deharit. Sipas Ymerit këto institucione nuk mund të prodhojë drejtësi.

Vetëvendosje bllokon foltoren e Kuvendit

Deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dal para foltores me parullën “Drejtësi”.

Ndërkohë, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri po mban një fjalim në foltoren e Kuvendit për aktivistin Astrit Beharin, i cili humbi jetën në rrethana ende të panjohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat