Shqipëria dhe Kosova në qendër të mediave ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë për sulmet terroriste

Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në qendër të mediave ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë për sulmet terroriste

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 nëntor 2016 Në ora: 16:04
Ilustrim

Lajmi kryesor nga USA Today, te Der Spiegel deri te zviceranja 20min është informacioni i policisë së Kosovës se janë arrestuar dhjetëra persona që duhet të kenë planifikuar sulme terroriste në ndeshje Shqipëri-Izrael, e vlefshme për KB 2018, shkruan botasot.info.

“Forcat policore kanë evituar një sulm të mundshëm kundër ekipit izraelit. Në Kosovë janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve njëri është liruar, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni janë arrestuar gjashtë persona tjerë,” shkruajnë mediat e lartëpërmendura, por jo vetëm.

Sendet e sekuestruara janë aparate elektronike, armë dhe sende tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tërësishme të ngjarjes. Në fund të artikullit shkruhet se sulmi ka qenë i dirigjuar nga Lavdrim Muhaxheri, njëri ndër figurat më të larta shqiptare në ISIS./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat