Jakup Kastrati për tërheqjen e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit: Asnjë fjalë, asnjë pikë, asnjë presje se kam tërheqë nga deklaratat e mia

Aktuale

Jakup Kastrati për tërheqjen e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit: Asnjë fjalë, asnjë pikë, asnjë presje se kam tërheqë nga deklaratat e mia

Nga: BOTA SOT Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 19:19
Jakup Kastrati

Jakup Kastrati ka reaguar lidhur me informacionet për tërheqjen e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk e ka ndryshuar asnjë fjali nga deklarata, shkruan Bota sot.

Ky është statusi i tij i plotë:

Une Jakup Kastrati lidhur me shkrimet e sotme qe janë bere në media,.për arrestimin tonë, komunikatën nr.4, lirimin tonë dhe së fundi ndërprerjen e hetimeve për shkaqe të pa qëndrueshme sipas prokurorit Reshat Millaku etj..

Deklaroj ..

Asë një fjalë,asë një pikë dhe asë një presje nuk e kam tërhjekë nga deklaratat e mija që i kam dhënë që nga momenti i arrestimit, në burg,konferenca për shtypë si kryetar i LDK së apo si anëtar kryesie, para prokurorëve qoftë të UNMIK ut apo Reshat Millakut, apo kudo që e kam folë realitetin, pa ngarkesë e kam folë.
Unë e kam thënë edhe e thëmë: ajo që i përket misionit si kryetar i LDK së nuk e tjetërsohet, nuk shitet, nuk blehet e asë nuk hahet. Qka më përket mua si individ, si familje mund të bëjë qka të dua.Gabimet po ndodhin edhe në paqe e leje në luftë.
E kam thënë: Qka më përket mua nese dikush më kërkon falje për gabimet që ka bërë ndaj meje unë kam drejtë me ja falë e,qka i përket misionit kurrë nuk e bëjë një gjë të tillë edhe qëndroj pas kësaj. Kudo që kam dhënë deklarata ka argumente të bollshme.
Por… Gjendja është ajo që është jo për fajin tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat