Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion, Delawie: Korrupsioni pengesa më e madhe

Aktuale

Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion, Delawie: Korrupsioni pengesa më e madhe

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 10:39
Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Gregh Delawie në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit

(E plotësuar) - Korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha në Kosovë dhe se mbetet një problem serioz. Kështu u tha në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka inkurajuar të pranishmit, që të flasin hapur dhe së bashku të angazhohen në kuadër të këtij këshilli, për të forcuar komunikimin, koordinimin dhe bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka theksuar se përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e Republikës së Kosovës me mbështetjen e shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë,  kanë ndërmarrë iniciativa dhe veprime, me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit dhe në funksion të respektimit të rendit kushtetues.  

Thaçi ka përmendur edhe sfidat që janë para institucioneve të Kosovës për arritjen e rezultateve të prekshme në forcimin e sundimit të ligjit.

Ai ka thënë se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm jo vetëm në integrimet euro-atlantike por edhe në krijimin e një klime të sigurt për investime.

 Megjithatë tha se fakti se kemi edhe vlerësim real dhe kritik, për sfidat me të cilat ballafaqohemi, nuk duhet të shfrytëzohet nga askush për të bllokuar perspektivën e qytetarëve të Kosovës. Thaçi ka theksuar se Kosova ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa e quajti të padrejtë qasjen e BE-së sa i përket liberalizimit të vizave.

Thaçi: Bashkimi Evropian me qasje jo të drejtë për Kosovën

“ I referohem qasjes jo të drejtë të Bashkimit Evropian, që në mungesë të vullnetit politik, për të mundësuar lirinë e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës, vazhdimisht  thirret në nevojën për zbatimin e kritereve, të cilat, jo vetëm që nuk janë zbatuar nga vendet të cilave u janë liberalizuar vizat, por as nga një pjesë dërmuese e vendeve anëtare të BE-së. Kosova ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sikurse çdo vend tjetër do të vazhdojë ta fuqizojë këtë luftë dhe më tutje. Por çdo kushtëzim i mëtutjeshëm i këtij angazhimi me vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, do të dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ndoshta BE-ja nuk është duke u mërzitur fare për kredibilitetin e saj në Kosovë . Por  kam frikë se kjo qasje injoruese nuk do të kalojë pa paso ja negative”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se perceptimi për korrupsionin, është shumë më i madh se sa që ekziston në realitet.  Ndërsa tha se në fushën e zbatimit të ligjit gjatë këtyre dy viteve janë suspenduar mbi 50 zyrtarë ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për shkelje të detyrës zyrtare, ose për dyshime të ndryshme.

Mustafa: Perceptimi për korrupsionin më i madh se realiteti

“Gjatë këtyre viteve kemi punuar me përkushtim të plotë që të zbatojmë ligjin dhe të eliminojmë korrupsionin. Mirëpo kam përshtypjen se për aq sa ne kemi punuar dhe jemi përkushtuar për këtë, për aq edhe janë rritur edhe perceptimet lidhur me prezencën e korrupsionit në shoqërinë tonë. Prandaj  i kësaj gjëje mund të jetë dhe raporti i fundit i Transparency Internacional, i cili mund t’i ketë edhe dy fytyra mjaft të kundërta për Kosovën. Njëra është se Kosova qëndron mirë, përkatësisht dhe gati nga të gjitha vendet e BE-së. Dhe më së miri nga vendet tjera në rajon sa i përket kushtëzimit të qytetarëve në korrupsion dhe e dyta që qytetarët e Kosovës e shohin korrupsionin si problemin më të madh dhe se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për ta luftuar korrupsionit që shihet se ka dallim shumë të madh ndërmjet perceptimit dhe ballafaqimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me korrupsionin”, tha ai.

Por për përfaqësuesin e zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi korrupsioni në Kosovë nuk është vetëm  çështje perceptimi, por është  prezent dhe paraqet problem serioz.

Gnocci: Korrupsioni, prezent në shumë fusha në Kosovë

“ Korrupsioni është akoma shumë prezent ne shumë fusha  në Kosovë dhe se është problem serioz. Kosova duhet të  forcojë pozitën e vet në luftimin e korrupsionit dhe duhet të arrijë më shumë rezultate konkrete... Kjo nuk është çështje vetëm e percepcionit dhe se ka nevojë për më shumë rezultate në këto fusha.  Po ashtu ndërlidhet dhe me procesin e vizave, si një kërkesë e dytë, e cila është akoma e pa përmbushur.... Duhet të vendoset hapësirë ku mund të vërehen këto rezultate në Kosovë dhe për këtë arsye, kjo është vendosur në agjendën e reformave evropiane të Kosovës. Kjo është një çështje që do ta përcjellë Kosovën përgjatë gjithë rrugëtimit evropian. Atë çka thekson raporti është se ka nevojë për një vullnet politik për të adresuar këtë çështje”, tha ai.

E ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie tha se duhet që të hulumtohet dhe të dënohet zyrtarët e lartë.

Delawie: Duhet të dënohen zyrtarët e lartë për korrupsion

“Prej se jam emëruar në këtë post para një viti e gjysmë, dua të iu them se nuk ka çështje tjetër me më rëndësi, derisa kjo të përmirësohet.  Për ta zgjidhur ketë problem,  ka nevojë për punë shumë të madhe nga shoqëria, të hulumtojmë dhe t’i dënojmë zyrtarët e lartë të cilët dhe qeveria ime shpenzon para të mëdha për t’i sponzoruar këto procese. Kur flasim për korrupsionin, u theksuan disa çështje pozitive, të cilat i kemi parë. Kemi parë një numër më të madh të zyrtarëve të lartë që janë dënuar. Kemi parë arrestime të mëdha siç e tha dhe zoti prokuror.  Kemi parë progres të madh në implementimin e prokurimit elektronik i cili do ta bëjë me të vështirë korrupsionin... Këto çështje duhet te vazhdojnë t’i shtyjmë përpara. E di se jemi duke bërë presion të madh ne secilën nga këto, por dëshirojmë që Kosova të ketë sukses. Dhe kjo à «shtë një nder rreziqet dhe pengesat më të mëdha për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha ai..

Një propozim për zyrtarët e lartë të shtetit, pati dhe  ambasador i Mbretërisë së Bashkuara, Ruairi O’Connell. Ai tha se korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakta, por me vullnet politik.

O’Conell: Nuk luftohet korrupsioni vetëm me tryeza

“Lufta kundër korrupsionit varet nga vullneti politik dhe nga vendosmëria e strukturave vendore. Nuk mund të trajtohet korrupsioni vetëm me tryeza të rrumbullakëta, por duhet një mesazh i qartë që nëse dalin heronjtë e ri të Kosovës, si informatorë nëpër sektorë të ndryshëm, ose prokurorët që kanë marr masa të vështira kundër korrupsionit. Është shumë e rëndësishme që ata të ndihen të përkrahur, që ta dinë se kanë përkrahje politike në të ardhmen”, ka theksuar O’Connell.

E kryeprokurori  i shtetit Aleksandër Lumezi tha se perceptimi i qytetarëve vjen pasi që qytetarët po shohin pasurinë e politikanëve.

Lumezi: Perceptimi për korrupsionin, si pasojë e pasurimit të zyrtarëve të lartë

“Në Kosovë ende nuk kemi vlerësime të besueshme për nivelin e korrupsionit dhe për masën e përhapjes së tij. Prandaj pjesë e analizës e këtij Këshilli, duhet të jetë patjetër edhe mospërputhja në mes të percepcionit dhe  gjendjes reale të korrupsionit në vendin tonë. Ky perceptim është krijuar me arsye, për shkak të mos ndjekjes të korrupsionit të nivelit të lartë dhe për shkak të pasurimit jo proporcional të disa zyrtarëve shtetëror”, tha Lumezi.

Image

***

Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion, Delawie: Korrupsioni pengesa më e madhe

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie tha se duhet që të hulumtohet dhe të dënohet zyrtarët e lartë të cilët edhe Qeveria e SHBA-ve shpenzon para të mëdha për t’i sponzorizuar këto procese.

Këto deklarata ambasadori Delawie i ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

 Megjithatë Delawie tha se në këtë aspekt kanë ndodhur edhe disa gjëra pozitive. Sipas ambasadorit amerikan janë parë një numër më të madh të zyrtarëve të lartë që janë dënuar.

“Kemi parë arrestime të mëdha, kemi parë rregulla më transparente në shërbimin doganor. Një raport që  ka dal përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë. Këto çështje duhet të  vazhdojnë t’i shtyejmë përpara. E di se jemi duke bërë presion të madh në secilën nga këto, por dëshirojmë që Kosova të ketë sukses. Dhe kjo është një nder rreziqet dhe pengesat më të mëdha për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha Delawie.

Image
Greg Delawie dhe Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar vlerësim pozitiv ne luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se raporti i Transparency Internacionale tregon se perceptimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i tyre me korrupsionin janë të ndryshme.

Ai ka thënë se janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion si dhe janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për krim të organizuar.

Mustafa ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim nga të gjithë për ta luftuar korrupsionin por ka thënë se duhet të paraqitet gjendja reale, e jo që Kosova të “paraqitet si shtet i korruptuar sepse kështu e izolojmë veten”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq,  Aleksander Lumezi kryeprokuror i shtetit ka thënë se duhet të bëhet një analizë mes perceptimit të qytetarëve dhe gjendjes reale. Ky perceptim, sipas tij ka ardhur si pasojë e mos luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pasurimin e shpejtë të disa zyrtarëve.

“Korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë dhe ka pasoja të mëdha. Për të arritur rezultate më të mira kundër krimit dhe korrupsionit kemi nevojë për shtim të numrit të prokurorëve . Deri në vitin 2010 nuk ka pasur ndonjë rast të nivelit të lartë të korrupsionit, ato kanë ardhur pas vitit 2010 ato kanë ardhur pas 2010 ku kanë qenë pjesë edhe ndërkombëtarët. Tani për herë të parë ne jemi duke hetuar raste të nivelit të lartë të korrupsionit”, ka thënë Lumezi.

Kryeprokurori ka thënë se janë hetuar zyrtare të lartë, kryetar komunash, drejtore të bordeve, deputet e prokuror.

Thaçi kritikon BE-në për qasje injoruese ndaj Kosovës sa i përket luftimit të korrupsionit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se hap i rëndësishëm për sundim të ligjit në Kosovë është nxjerrja e Kodit Penal.

Thaçi në Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit tha se që nga dita e parë që ka marrë detyrën ka inkurajuar institucionet për të bërë një rishikim të drejtës penale.

Sipas Thaçit me këto rishikime nuk do të lejohej kandidimi në zgjedhje i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Presidenti tha se  institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme në sundim të ligjit, por ende ka   sfida përpara.

Duke folur në Këshillin Kundër Korrupsionit Thaçi tha se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Besimi qytetar se institucionet po bëjnë punën në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të reflektohet pozitivisht në raporte ndërkombëtare. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm për krijimin e një klime të sigurt për investime”, tha presidenti Thaçi.

Sipas tij statistikat dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetime të rastit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke folur në këtë fushë Thaçi tha se Kosova ka bërë shume se çdo vend tjetër në rajon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës Thaçi tha se Bashkimi Evropian ndoshta nuk është duke u mërzitur për kredibilitetin në Kosovë “por mendoj që kjo qasje injoruese  nuk do të kalojë pa pasoja”.

Ndërsa edhe kryeministri Isa Mustafa ka folur në lidhje me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Sipas tij për aq sa është punuar në këtë fushë po aq janë perceptimet për prezencën e korrupsionit në vend.

Mustafa po ashtu kritikoi edhe raportin e Transparency Internacional, i cili sipas tij mund t’i ketë dy fytyra për Kosovën. “Në njërën anë thuhet se Kosova qëndron mirë në luftën kundër korrupsionit .Dhe e dyta se qytetarët e shohin korrupsionin si problemin më të madh dhe institucionet s’po bëjnë sa duhet. Ka dallim të madh mes perceptimit dhe ballafaqimit të qytetarëve me korrupsionin”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat