Fatmir Limaj: Hashim Thaçi nuk ka parime

Aktuale

Fatmir Limaj: Hashim Thaçi nuk ka parime

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 23:58
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, mendon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është njeri pa parime dhe që drejtohet ekskluzivisht nga interesi personal.

“Nëse i duhesh – të përkulet; nëse vlerëson se nuk e ka nevojën për ty – atëherë të shkatërron”, ka thënë Limaj për presidentin aktual, ish-bashkëpunëtorin më të afërt të tij politik.

Këtë dhe përshkrime të tjera të fuqishme për Hashim Thaçin, Kadri Velesin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn, ish-nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, i ka bërë në emisionin “Personale”.

Për Veselin ai ka thënë se ka shumë të panjohura, ndërsa e ka quajtur të palavdishme mënyrën e ardhjes së tij në krye të PDK-së. Për Haradinaj ka thënë se për dallim nga Thaçi, ai i ka dhënë Kosovës.

Si asnjëherë më parë, Limaj ka treguar me emër njerëzit që ai mendon se qëndrojnë prapa akuzave kundër tij, akuza që sipas Limajt do të dëshmohet se janë të montuara.

“Janë njerëzit në pozita politike që u frikësuan nga suksesi imë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se nuk do të kursejë askënd në gjykatë për të zbardhë të vërtetën.

Kësisoj, Limaj ka paralajmëruar se në gjykatë do të tregoj me emra se kush qëndron prapa akuzave për të.

“Personale”, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të politikës, artit dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat