Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Aktuale

Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 14:21
Foto ilustrim, Astrit Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Burimet kanë thënë se kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti dhe duke u bazuar tek të gjeturat e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë hartuar një raport pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Klan Kosova poashtu merr vesh se si rezultat i të gjeturave të Komisionit Hetimor edhe Inspektoriatit do të merret vendim për pezullim të u.d të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, një mbikqyrësi të lartë edhe dy oficerëve.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në rrethana akoma të paqarta deria raporti i autopsisë që u bë publik të premten konstatoi se Dehari është vetëvrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat