Hoxhaj lobim për njohje në Samitin e Frankofonisë në Madagaskar

Aktuale

Hoxhaj lobim për njohje në Samitin e Frankofonisë në Madagaskar

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 22:44
Samiti i Frankofonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar sot për në Madagaskar, ku do të marrë pjesë në sesionin e 32-të të Konferencës Ministrore të Frankofonisë.

Para se të nisej, në një takim koordinues me ambasadorët e vendeve frankofone në Kosovë, Hoxhaj ka deklaruar se Frankofonia është organizatë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe synon që këtë bashkëpunim ta thellojë në projekte konkrete.

“Frankofonia është organizatë jashtëzakonisht e rëndësishme sa i takon ndërveprimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj në vendet frëngjisht-folëse në aspektin ekonomik, arsimor, kulturor dhe diplomatik. Ne synojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më tutje me projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj pritet të takojë liderë të shumtë të shteteve frankofone, takime këto të cilat do t’i shfrytëzojë për të lobuar për njohje të reja për Republikën e Kosovës.

Kosova u pranua si vend anëtar në nëntor të vitit 2014 në Senegal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat