“Nuk pres që Amerika ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës”

Aktuale

“Nuk pres që Amerika ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës”

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 10:55
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott, ka thënë se sot se nuk pritet që të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme qëndrimi i Amerikës nda rajonit pas fitores së  Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, fokusi do të jetë në përparimin e mëtejshëm të vendit, rritjen ekonomike, si dhe në mbështetujen e rrugës evropiane”, tha ai në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi ku u diskutuan rezultatet e zgjedhjeve amerikane, raportojnë mediat serbe.

Ai tha se nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë  politikën e saj ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai nuk ka asnjë tregues se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump do të sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me Ballkanin,” tha Scott

Sipas tij, Amerika është një vend i madh që respekton interesat e veta, si dhe që nuk do të ndryshojë politikën e saj lehtë.

I Dërguari i Washingtonit në Beograd tha gjithashtu  se në të ardhmen në fokus të Amerikës për këtë rajon me siguri do të jetë stabiliteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat