Kastrati arsyetohet për dëshminë e tij ndaj Hashim Thaçit

Aktuale

Kastrati arsyetohet për dëshminë e tij ndaj Hashim Thaçit

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 12:06
Jakup Kastrati

Jakup Kastrati, ish Kryetar i LDK-së në Malishevë, dhe ish Kryetar i Komunës së Malishevës, nëpërmjet një statusi në facebook, është rrëfyer për kohën e luftës kur ishte arrestuar nga UÇK-ja së bashku me Cen Deskun. Ai ka folur edhe për dëshminë e tij që ka dhënë para prokurorit Rexhat Millaku, i cili thotë se është intervistuar si dëshmitar për rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, dhe se asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi dhe paditur Hashim Thaçin.

Vlen të theksohet se në një hulumtim të Insajderit të publikuar ditë më parë, i cili është publikuar edhe nga MalishevaPress thuhej se “Presidenti Hashim Thaçi ka qenë nën hetime të një prokurori të EULEX-it për kidnapimin e dy aktivistëve të LDK-së gjatë luftës. Por, hetimi u mbyll kur rastin e mori prokurori Reshat Millaku. Viktimat kishin deklaruar se ishin arrestuar nga Hashim Thaçi, i cili sipas tyre ishte prezantuar si Sabit Geci dhe Ibrahim Gashi.”

Në bazë të vendimit të publikuar nga Insajderi thuhej: “Jakup Kastrati ka deklaruar se Sabit Shala ka qenë shoferi dhe se arrestimi i tij është urdhëruar nga Hashim Thaçi”.

Më poshtë statusi i plotë i Kastratit:

Të gjithë dolën më të informuar se unë, sa i përket pjesës që flitet për mua. Për hir të qytetarëve të Malisheves dhe të gjithë njerëzve dhe miqtve ku do që janë, e që kanë besim te unë, kam për obligim për disa sqarime rreth asaj që u tha dhe u shkrua. Fillimisht dua që ti përshëndes Portalet si pioniere të para që me informata të vërteta shkaktuan huti te unë, BotaSot.info që Shprehi gatishmëri që të takohet me mua, gazetaret e Drejtësia në Kosovë të cilët pa i kuptuar gjërat unë, se për qka po bëhet fjalë, më morën në intervistë.
Në rrethanat e krijuara, kur mu përmend emri dola me një deklaratë të shkurtër për tju dhënë kohë të gjithave që të shprehin atë që kan. Mos të më keqkuptojnë: Insajderi,@Botasot.info etj… Që nuk shpreha gatishmëri që të takohem pa e dëgjuar emisionin drejtësia në Kosovë. E përshëndes këtë mision dhe gazetarët me të cilët bëra intervistë. Ishin real sepse për mision kishin zbardhjen e fatit të, të ndjerit Ramiz Hoxha. Mbeta pak sa i uritur edhe për pak më tepër hapësirë po,përparësi dhe borxh ju kemi atyre që nuk janë në mesin tonë për shkaqe të pa njohura. Unë para dy muajve nese nuk gaboj në kohën, isha në intervistë te prokurori Reshat Millaku, ai më tha: je i thirrur për intervistë si dëshmitar për rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, i thash: po unë jam viktimë, ai më tha: kësaj here je i thirrur si dëshmitar e në ndërkohë ka mundësi të hapet edhe rasti i juaj apo në këtë kuadër hyni edhe ju.Pytja e parë ishte: a do të qëndrosh pran deklaratës dhënë UNMIK ut? Pasi kalova si dëshmitar s’kishte nevojë ajo deklaratë. Jo dua të jap deklaratë të re. Së pari kam filluar nga komunikata nr.4, më ka thënë: jo kjo i takon Ramiz Hoxhës. I kam thënë jo kjo ka të bëjë me neve e për neve. Për me friguar LDKnë dhe me arsyetuar arrestimin tonë dhe besa edhe ekzekutimin ju ka thy Zoti qafen e kan përmend rastin e Ramiz Hoxhës, ai më tha: na qyshtu detyrë e kem. Ani dëshmitarët nuk po i përmendi se nuk ka nevojë,pse mi rreziku.E kam rrëfyer rastin shpirtërisht deri sa lotët më kanë dalë dhe vaji më ka shpërthyer,kur mu ka kthyer mendja te kufoma që më zhduket dhe në qfarë kushtesh të mjerueshme po i la fëmijët. Edhe tani po qajë.Aqë shumë më lirojë prokurori në fjalë sa që edhe gjërat që ja kam treguar vetëm një të afërmi tem,ja tregova edhe këtijë. Unë i tregova emrat e policëve ushtarake që na shoqëruan, kush më tregoj për emrat e këtyre policve për herë të parë, cilin e njofta edhe unë, familja dhe farefisi që ju ka shkuar secilit në familje, për të na kërkuar neve. Këta na përcollën deri te ushtaraku ma i lartë, me qfarë emri është prezantuar, emri i kujt është lakuar… si na kan trajtuar gjatë rrugës e deri në burg,se si na kan liruar me nderime ushtarake.Unë i thash nese është nevoja edhe dëshmitarët janë të gatshëm.Nese prokurori mohon diçka unë jam i gatshëm që ti përgjigjem atij dhe të gjithë atyre që ju kam dhënë intervistë apo ju kam rrëfyer gjatë bisedave.E kam thënë dhe po e përsëris: kurrë ma e nevojshme për kombin shqiptar se sa sot nuk ka qenë pajtueshmëria shpirtërore duke i zbardhur rastet dhe kërkuar falje viktimave dhe familjarëve të tyre. Gabimet po bëhen edhe në paqe e leje në luftë.Kësaj here unë jam intervistuar si dëshmitar për rastin e Ramiz Hoxhës. Është e pakuptueshme për mua dhe e pa moralshme mu tjetërsuar nga deklarata si dëshmitar në një deklaratë paditëse për Hashim Thaqit që kurrë asë se kam dhënë asë se kam tërhjekë asë padit.Për këtë nese është e vërtetë përgjegjës është prokurori Millaku. Tani në këto rrethana qëndroj prapa dy deklaratave pa u luhatur… Për arrestimin tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat