Thaçi: Alfabeti i sotshëm përcaktim i kulturës evropiane

Aktuale

Thaçi: Alfabeti i sotshëm përcaktim i kulturës evropiane

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 15:46
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se përcaktimi për alfabetin që kemi sot ishte përcaktim i tërë kombit drejt kulturës evropiane ku shqiptarët gjithmonë e kanë pasur shtëpinë.

“Vizioni i intelektualëve shqiptarët na frymëzon edhe sot”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Përzgjedhja e një alfabeti latin 108 vjet më parë nga dijetarë të shquar shqiptarë, ishte pikë kthese në historinë tonë.

Për gjuhën shqipe përdorej vetëm një alfabet të cilin mund ta mësonin dhe ta lexonin të gjithë.
Por, në fillim të shekullit XX, alfabeti nuk ishte vetëm mjet për shkrim e lexim, por edhe përcaktonte orientim të vlerave.

Përcaktimi për alfabetin që kemi sot ishte përcaktim i tërë kombit kah kultura dhe bota evropiane ku shqiptarët kanë pasur gjithmonë shtëpinë.

Vizioni i intelektualëve shqiptarët atë botë na frymëzon edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat