Edhe një atdhetar refuzon mirënjohjen nga presidenti Thaçi

Aktuale

Edhe një atdhetar refuzon mirënjohjen nga presidenti Thaçi

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 16:34
Hashim Thaçi, nderon me mirënjohje disa figura të shquara

Pas refuzimit të mirënjohjeve të ndara nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për personalitete të shquara nga Maqedonia, nga Bilall Sherifi, edhe atdhetari tjetër, Shpëtim Pollozhani, ka refuzuar ta pranojë mirënjohjen duke i përmendur 101 shkaqe se pse ai nuk e pranon këtë ‘nderë’.

Shpëtim Pollozhani është kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni.

Lexoni postimin e plotë të z.Pollozhani, të publikuar në rrjetin social Facebook:

Per Mirenjohjen si veprimtar me informoi Ambasada e Kosoves ne Shkup. Nuk mora pjese ne ceremonine e ndarjes se Mirnjohjeve dhe as qe e mora mirnjohjen.

Ka 101 shkaqe por une do ti permend vetem disa. Zeri i familjeve te burgosurve, te persekutuarve dhe te diskriminuarve nuk me lejoi qe une te marr mirenjohje nga nje president, i cili eshte shkak i ketyre te keqijave. Shkaku tjeter eshte neperkembja e kundershtareve politike po nga ky President.

Dhenia e Mirenjohjeve per politikan te korruptuar, te cilet nje dite do ti pergjigjen gjyqit te popullit.Dhenia e mirenjohjeve miqve personale dhe miqve te shokeve te Presidentit i vjen era fushate politike, sikurse qe e thote populli ti ma kruaj kurrizin mua, une do ta kruaj kurrizin ty. Une jam i autorizuar te flas edhe ne emer te gjithe shqiptareve te burgosur per motive politike ne Fyrom.

Image

 

Flas ne emer te tyre kunder dhenies se mirnjohjes perfaqesuesve politike shqiptare qe jane pjese e qeverise me vrastare te shqiptareve qe kur e mbaj mend une. Mirnjohjen e refuzova ne emer te gjthe varreve te deshmoreve dhe veprimtareve qe i kane mbuluar ferrat.

Kam respekt per te gjithe krijuesit, deshmoret dhe veprimtaret, te cilet u nderuan, por ama nuk kam respekt per dhenie te mirenjohjes personazheve politik te deshtuar, te cilet nje dite do te denohen nga populli.

Ka nje tenie: kush lufton per mirenjohje as qe e meriton. Ai qe e meriton as qe ka nevoje per mirenjohje. U beme gazepi i botes duke luftuar qe te shperblehemi per cdo pune qe e kemi bere ne dobi te kombit. Dielli duhet ti ngrohe te gjithe.

 Rrofshin shqiptaret. Gezuar Dita e Alfabetit.

Përndryshe, presidenti Thaçi gjatë ditës se djeshme, në Shkup, ka dekoruar 118 personalitete të shquara në Maqedoni, me “Urdhrin e Pavarësisë”  për meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve, por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë.

Në fillim të ceremonisë së dorëzimit të mirënjohjeve, presidenti Thaçi ka theksuar se ndjehet krenar që këto dekorata ndahen në prag të përvjetorit të 108- të të themelimit të Alfabetit të sotëm shqip në Kongresin e Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat