Thaçi përgatitet për Specialen, pushtetin ia bart Kadri Veselit

Aktuale

Thaçi përgatitet për Specialen, pushtetin ia bart Kadri Veselit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 nëntor 2016 Në ora: 12:26
Kadri Veseli e Hashim Thaçi

Ndonëse ka zëra të ndryshëm se presidenti Hashim Thaçi po përgatitet për Tribunalin Special me bërjen e tij president. Kjo shihet si tendencë me të cilën ai synon për t ‘ia lënë në dorë ish partinë, PDK-në dhe pushtetin Kadri Veselit.

Megjithatë një gjë e tillë ende nuk dihet nëse Thaçi vërtetë do të largohet nga politika përfundimisht, apo do të synoj përsëri mandatin pas 5 vjetësh për president të shtetit.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Thaçi edhe mund të ftohet nga Tribunali Special së paku në pozitën e dëshmitarit, e më tutje është procedurë tjetër që vlerëson prokuroria.

Sipas tyre, Thaçi ka filluar lëvizjen për dalje nga politika partiake, kurse Veseli duhet të luaj rolin e liderit, se dikush duhet të ishte më i përshtatshmi dhe më besniku për Thaçin dhe strukturat e PDK-së.

Ata pohojnë se nuk është rastësi por është e planifikuar mirë dhe të gjithë e din se Veseli nuk mund të bëjë reformën e brendshme e as të sjell ndryshime në lidership të PDK-së. 

Blerim Burjani njohësi i çështjeve politike dhe juridike ka pohuar se kjo çështje pak a shumë është e pa zbardhur për opinion. Sipas tij, nga këta dy njerëz Thaçi dhe Veseli, kryesisht veprimet do të tregojnë se diçka është zier këtu qartë  dhe jo rastësisht, dhe jo që Thaçi ka pasur dëshirë që të jetë president.

“Definimi i karrierës së Thaçit është temë udhëkryqi njëherë, megjithatë askush nuk mund të mohoj se Thaçi është ideator i këtyre gjërave që janë prodhuar me dialog me Serbin dhe gjëra të tjera që kanë ndodhur në shtet. Ai ka shfrytëzuar pushtetin për të ndërtuar strukturën kontrolluese brenda saj, pra kjo është e qartë, dhe besojmë se koha do të tregojë se a do të mbetet Thaçi edhe më tej në politik”, ka thënë Burjani.

Ai ka pohuar se Thaçi edhe mund të ftohet nga Tribunali Special së paku në pozitën e dëshmitarit, e më tutje është procedurë tjetër që vlerëson prokuroria.

“ Thaçi ka filluar lëvizjen për dalje nga politika partiake, kurse Veseli duhet të luaj rolin e liderit, se dikush duhet të ishte më i përshtatshmi dhe më besniku për Thaçin dhe strukturat e PDK-së. Prandaj nuk është rastësi por është e planifikuar mirë dhe të gjithë e din se Veseli nuk mund të bëjë reformën e brendshme e as të sjell ndryshime në lidership të PDK-së”, ka thënë Burjani.

Sipas të njëjtit kjo gjë u pa edhe gjatë kësaj kohe, prandaj mendoj se nuk do të ketë reforma dhe lëvizje tjetër që e dallon Veselin nga Thaçi, por vetëm mban kontinentet.

“ Veseli nuk mund të lirohet nga shërbyesit e Thaçit, e as përkthyesit e tij, dhe natyrisht se nuk ka fare gjasa, sepse me veprime të tilla, ai do të tregonte se është lider i ri dhe i reformuar së pari vet, e pastaj të reformojë PDK-në. Pra këtu thjesht nuk ka asgjë të veçantë e as interesante” është shprehur Burjani.

Islam Kransiqi njohës i çështjeve politike është shprehur se Kadri Veseli edhe gjatë kohës sa nuk ishte i kyçur në skenën politike, ka qenë krah i Presidentit, mirëpo një gjë të tillë tash e bënë edhe Presidenti Thaçi duke ju përzier apo duke i ndihmuar z. Veseli në punët e partisë.

Ai ka pohuar se presidenti Thaçi po përgatitet për Tribunalin të cilin e sjelli vetë, dhe nga i cili është i pa prekshëm, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të saj.

“ Thaçi nuk do të heq dorë nga partia, i cili edhe nga Presidenca po i ndihmon ish partisë së tij, siç kemi rastin me të freskët në Drenas, gjatë fushatës zgjedhore. Presidenti Thaçi e ëndërron përsëri mandatin e presidentit edhe pas pesë viteve, duke i shkelur çdo interes shtetëror dhe kombëtarë, duke u bërë i ngushem karshi Bashkësisë Ndërkombëtarë vetëm e vetëm e vetëm që të jetë në pikë të vëmendjes nga të huajt”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe Leon Duhanaj analist politik mendon se sa i takon PDK-së, ndryshimi në udhëheqje ka ndodhur me sukses. Ai nuk beson që z. Thaçi ka ndërmend që të rikthehet në krye të partisë, pasi sipas tij, z. Veseli, tashmë po e ushtron funksionin e vet legjitim si kryetar i zgjedhur i partisë.

“ Ai i ka paralajmëruar edhe ndryshime reformative në PDK dhe natyrisht që nuk do ta ketë të lehtë të bej ndryshime dhe ta vendos vulën e vet si lider i PDK-së, por besoj që ka bërë hapa drejtë reformave dhe nuk mund të spekuloj asgjë rreth çështjeve të drejtësisë. Nuk e di se kush do t'i nënshtrohet drejtësisë ndërkombëtare, por besoj se z. Thaçi tashmë si President i vendit, do të synoj ta përfundoj këtë mandat të plotë dhe të përgatit teren për t'u rizgjedhur edhe për një mandat të ri”, është shprehur Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat