Naser Osmani: PDK mund ta rrëzojë qeverinë sa herë të dojë

Aktuale

Naser Osmani: PDK mund ta rrëzojë qeverinë sa herë të dojë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:14
Naser Osmani

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka folur lidhur me mundësinë e prishjes së koalicionit pikërisht për shkak të buxhetit për vitin 2017, duke e përjashtuar këtë pasi që thotë se PDK-ja nuk bije në atë nivel që këtë ta bëjë për shkak të buxhetit. Madje ai thotë se PDK mund ta rrëzoj qeverinë sa herë të dojë, përmes votëbesimit.

“Nuk besoj që një parti kaq serioze kërkon një adut që të shkoj në zgjedhje. Ajo mund ta thërras kur të dojë një seancë të jashtëzakonshme, ta qes në votëbesim qeverinë dhe të shkoj në zgjedhje. Dhe kjo mundet me ndodh sa herë që do”, tha Osmani në RTV Dukagjini.

Duke folur për buxhetin 2 miliardësh, ai nuk hezitoi që këtë ta quaj buxhet elektoral, deri sa është i bindur se për votim në lexim të dytë, buxheti mund të jetë gati më së largu me 20 dhjetor.

Osmani po ashtu tha se mund të ketë edhe rritje të pagave për të gjithë punonjësit e sektorit publik, por kjo duhet të bëhet në proporcion me rritjen e brutoproduktit në vend, dhe si vendim duhet ta marr qeveria. Deri sa parashikimet e tij janë që të ketë rritje rreth 4%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat