Çfarë thotë psikiatri Sami Rexhepi për vetëvrasjen e Astrit Deharit dhe Dino Asanajt?

Aktuale

Çfarë thotë psikiatri Sami Rexhepi për vetëvrasjen e Astrit Deharit dhe Dino Asanajt?

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:36
Sami Rexhepi

Psikiatri Sami Rexhepi ka folur rreth vetëvrasjeve që mjekësia ligjore i raportoi si të tilla, por që në publik krijuan shumë paqartësi rreth mënyrës se si u kryen.

Në kohën kur ekzistojnë shumë paqartësi rreth disa vetëvrasjeve që u kryen dhe lanë hapësirë të supozohet nëse ishin akte të kryera vetë, apo dikush tjetër i kishte kryer, për shkak të mënyrave në të cilat u kryen, psikiatri u hedh dritë arsyeve dhe mënyrave të vetëvrasjeve.

Ai ka thënë se vetëvrasja nuk ka mënyra të caktuara me të cilat mund të kryhet, kur veçse vendoset të kryhet.

Në rastin e Dino Asanajt, ish-kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit, i cili sipas mjekësisë ligjore vrau vetën me 14 therje me thikë, psikiatri ka thënë se kjo është e mundur, dhe varet plotësisht se çfarë therjesh kanë qenë.

Psikiatri të mundur e ka quajtur edhe vetëvrasjen me ngufatje me shishe, si në rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në bazë të autopsisë së nxjerrë nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat