Rashiq: Serbët të merren me statusin e tyre, jo të Kosovës

Aktuale

Rashiq: Serbët të merren me statusin e tyre, jo të Kosovës

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:30
Sasha Rashiq në tryezën me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?

(E plotësuar) - Sasha Rashiq, ish ministër në Qeverinë e Kosovës thotë se nuk është risi që në skenën politike kosovare, bojkoti të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e grupacioneve të caktuara politike dhe bashkësitë etnike.

Ndërsa thotë se përfaqësuesit e serbëve  dhe serbët e Kosovës, nuk duhet të merren me statusin e Kosovës, por me statusin e tyre.  

Këto komente ish ministri Rashiq, i bëri në tryezën me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”, organizuar nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë. Rashiq thotë se për të,  kurrfarë forme e bojkotit nuk është e drejtë, sepse përfaqësuesit politik janë zgjedhur nga populli për t’i përfaqësuar ata  që i kanë zgjedhur. Mirëpo po që se nuk ka një komunikim cilësor dhe nëse ka arsye legjitime për këtë,  kjo  mund të pranohet si diçka normale.

Rashiq: Serbët të merren me statusin e tyre jo të Kosovës

“Pas formimit të koalicionit të tanishëm, të Qeverisë së tanishme Lista Serbe që është përfaqësuese e vetme e popullit serb në institucionet e Kosovës, ka vendosur ta përdor  bojkotin si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara....Mund të konstatojmë se bojkoti nuk është ndonjë risi në skenën politike kosovare, por aplikohet në kohë dhe situatat të ndryshme. Shpresoj të mos jetë mjet dhe në të ardhmen për realizimin e qëllimeve të caktuara politike.... ..Roli i përfaqësuesve të serbëve të Kosovës është minimizuar, përkatësisht është margjinalizuar dhe nga ana e Prishtinës dhe Beogradit. Roli i serbeve të Kosovës është zvogëluar. Ky rol do të duhej të ishte ndryshe nga ai që ka qenë deri tani....Shpesh dëgjojmë që të gjithë merren me statusin e Kosovës dhe çështje tjera statusore gjë që është humbje kohe dhe energjie, për këtë flitet dhe vendoset në ni velet tjera. Serbet dhe përfaqësuesit politik të serbeve të Kosovës,  nuk duhet të merren me çështjen e  statusit të Kosovës, por me statusin e serbeve të Kosovës. Ky do të duhej  të ishte roli i serbeve në institucionet e Kosovës”, tha ai.

Rashiq tha se ajo që atë e brengos  atë, është për serbët të cilët  do të jenë jashtë  Bashkësisë së Komunave Serbe, se si ata do t’i realizojnë të drejtat e tyre në komunat si  Fushë Kosova e qytete tjera.

Ndërsa sa i përket shndërrimit të FSK-së  në Forcë të Armatosur të Kosovës,  Rashiq tha se serbët e veriut nuk  janë të informuar sa duhet rreth këtij procesi dhe se vazhdojnë të kenë frikë për ekzistencën e tyre, në rast të shndërrimit të FSK së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Rashiq: Serbët frikësohen që FAK do të jetë kërcenim për ekzistencën e tyre

“Do të nevojitet  votat edhe të deputetëve serbë për ndryshimin e Kushtetutës. Por para kësaj duhet të përgatitet çdo gjë, përfshirë dhe Beogradin, sepse kemi parë një mbledhje këtyre ditëve, që normalizohen marrëdhëniet e Beogradit me NATO-n,  që mund të reflektohen dhe tek pozicioni i serbeve të Kosovës në raport me zhvillimin e FSK-në në FAK...Serbët e Kosovës janë të hutuar,  jo vetëm në zhvillimin e  FSK-së por dhe në të gjitha proceset,  për shkak të mungesë së transparencës, për shkak  të informimit të pamjaftueshëm. Serbët janë të frikësuar veçmas ata të veriut, që FSK në momentin kur shndërrohet në FAK do të bëhet një kërcënim për ekzistencën e tyre fizike dhe sigurinë. Kështu që duhet të punohet që të sqarohet se çka FAK do të përfaqësoj dhe çfarë do të jetë mandati i tyre”, tha ai.

Ndërkaq Nexhmedin Spahiu, analist politik tha se që 17 vite  serbet e Kosovës, janë sakrifikuar nga Beogradi për interesat e politikanëve në Serbi.

Spahiu: Beogradi sakrifikoi komunitetin serb për interesa të veta

“ Në këto 17 vite të pasluftës por edhe më parë,  kemi parë se Beogradi ka sakrifikuar këtë komunitet,  për interesat e politikanëve në Serbi. Dhe kemi parë që Prishtina këtë komunitet e ka parë si barrë, na ka mbet në qafë këtu dhe tash ndërkombëtaret na detyrojnë me u marr me ta...Kjo tregon një mungesë të vizionit për te bërë  që komuniteti serb  në Kosovë,  të jetë urë lidhëse mes Prishtinës dhe Beogradit...Do t’i këshilloja  të gjithë dhe përfaqësuesit e forcave politike serbe në Kosovë, është që kur të bëjnë marrëveshje me forcat politike shqiptare, t’i bëjnë publike të mos bëjmë marrëveshje të fshehura. Sepse kjo nuk është as në interes të tyre as të Kosovës.”, tha ai. 

Rashiq: Themelimi i Asociacionit, detyrim i qeverisë

Në tryezën me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?,  Sasha Rashiq ish ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se nuk është risi që në skenën politike kosovare bojkoti të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara.

“Pas formimit të koalicionit të tanishëm Lista Serbe ka vendosur ta përdorë bojkotin si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara. Mund të konstatojmë se bojkoti nuk është risi në skenën politike kosovare. Shpresoj që të mos jetë mjet dhe në të ardhmen për arritjen e qëllimeve politike”, tha Rashiq.

Sipas tij, bojkoti i komunitetit serb ka ardhur si rezultat I mungesës së dialogut në mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Ai thotë se në rast se nuk mund të arrihet dialog në mes të dy palëve, atëherë gjasat për tensione janë të mëdha.

“Bojkoti ka të bëjë me mungesën e dialogut në mes serbeve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe kjo është ajo që duhet të adresohet dhe çka duhet të insistojmë që përmes dialogut të sillen situatat e caktuara.. nëse nuk ka dialog mund të vijnë tensione të caktuara që mund të jenë të mëdha”, tha ai.

 Ai ka thënë se roli i serbëve do të duhej të ishte më  ndryshe  nga ai siç ka qene deri më tani. Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë sipas tij,  nuk duhet të merreshin me çështjen e statusit por me statusin e serbëve të Kosovës.

Ai tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk do të duhej të ishte kusht i Listës Serbe, por obligim i Qeverisë së Kosovës.

“Unë mendoj që ky nuk është një kusht serioz por detyrim i qeverisë së Kosovës që të bëjë diçka në këtë drejtim”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat