Një burrë tenton të digjet para Parlamentit

Aktuale

Një burrë tenton të digjet para Parlamentit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:46
ilustrim

Një ngjarje që mund të kishte pasur viktima është parandaluar sot nga policia. Një burrë ka tentuar të vetëdigjet para parlamentit, në kohën kur po zhvillohet seanca plenare. Personi me iniciale F. H., 32 vjeç, banues ne Tiranë është shoqëruar në komisariatin nr 1.

Ngjarja

Rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxorri çakmakun për ti vendosur flakën vetes.

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.

Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat