Gana hap Konsullatë të Nderit në Kosovë

Aktuale

Gana hap Konsullatë të Nderit në Kosovë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:58
Pamje nga Konsullata e nderit të Republikës së Ganës në Prishtinë

Sot pasdite u bë inaugurimi i Konsullatës së nderit të Republikës së Ganës në Prishtinë.

Valon Lluka konsull nderi i kësaj Konsullate tha se ky është misioni i parë dhe i vetëm i vendeve afrikane në Kosovë. 

Lluka tha se përgjegjësia e tij është që të promovojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore.  Lluka bëri të ditur se Konsullata do të shërbejë për lëshimin e vizave dhe promovimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të Ganës  në Kosovë. 

Ambasadori i Ganës në Ankara Ibrahim Abaz tha se kanë krijuar marrëdhëniet politike në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës. 

“Gjatë vizitës time të parë në vitin 2013 isha i impresionuar me marrëdhëniet ndërshtetërore për krijimin e marrëdhënieve politikë, ekonomike e sportive”, tha Abaz. 

Në inaugurim ishte prezent edhe kryetari i  AKR-së, Behgjet Pacolli i cili falënderoi  Ganën për mbështetjen e Kosovës pas vitit 2012 dhe pret që kapitali i Ganës të jetë në Kosovë e po ashtu edhe ai i Kosovës në Gana. 

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se po hapet një dritare e fuqishme ekonomike nga Afrika duke shpreh çudi se askush nga Qeveria nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni. 

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O'Conell tha se është fantastike të dëgjojë se sa larg ka shkuar Gana për njohjen e Kosovës me kontributin që ka dhënë. 

Ai rikujtoi se ky shtet ka mbyllur ambasadën në Beograd vetëm për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti  u shpreh i kënaqur se në Kosovë është hapur përfaqësia e parë afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat