Haziri: Nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Haziri: Nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 20:28
Lutfi Haziri

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për funksionimin e Qeverisë dhe për mundësinë e mbajtjeve së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Haziri ka thënë se opozita mban përgjegjësinë më të madhe që Qeveria ka dështuar t’i kalojë disa procese shtetërore, dhe me përjashtim të këtyre, Qeveria ka arritur të funksionojë mirë në zgjidhjen e problemeve ekonomike.

Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por sipas tij, këto të fundit do të mbahen ashtu siç parasheh kalendari zgjedhor, pra në qershor të vitit 2018.

Kryetari i Gjilanit ka thënë  se përkundër disa zërave brenda Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë as kërkesë zyrtare e partive në koalicion, e as që i jepet mundësi kësaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat