A e do LDK-ja Jakup Krasniqin në strukturat e saj? Ja çfarë thotë Haziri

Aktuale

A e do LDK-ja Jakup Krasniqin në strukturat e saj? Ja çfarë thotë Haziri

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:06
Kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për pjesëmarrjen e Jakup Krasniqit në LDK dhe për kontributin e tij në këtë parti.

Haziri ka treguar për prezencën e LDK’së në Drenas, përkundër faktit që kjo komunë ka qenë gjithmonë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka përmendur edhe Krasniqin, i cili deri në kohën e luftës ishte pjesë e LDK’së në strukturat partiake në Drenas.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se deri në kohën e luftës, Krasniqi, si kryetar i degës së LDK’së në Drenas, dhe shumë të tjerë, kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë parti, por ata u tërhoqën duke iu bashkangjitur PDK’së, dhe që nga atëherë ka pasur shkëputje ndërmjet Krasniqit e LDK’së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat