Haziri: LDK ende e vuan vdekjen e presidentit Rugova

Aktuale

Haziri: LDK ende e vuan vdekjen e presidentit Rugova

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:21
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për funksionimin e LDK’së pas vdekjes së presidentit të Kosovës dhe liderit historik të kësaj partie, Ibrahim Rugova.

Haziri ka thënë se LDK’ja ende po i vuan pasojat e vdekjes së presidentit Rugova dhe fuqisë së madhe që kishte kjo parti në skenën politike kosovare, pas luftës.

Ai ka përmendur përçarjen e anëtarëve të LDK’së në vitin 2006 si shkaktarin kryesor për dobësimin e LDK’së, dhe për humbjen e zgjedhjeve.

Haziri ka treguar në “Komiteti Qendror” se LDK’ja tani ka për detyrë të bashkojë votat e LDK’së - të rikthejë elektoratin që e kishte në kohën e presidentit Rugova – dhe se partia po punon për ta rikthyer besimin.

Ai ka shtuar së qëllim tjetër i LDK’së është edhe të fitojë votën e të rinjve, të cilët nuk e kanë përjetuar kohën e luftës dhe pasluftën me presidentin Rugova. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat