A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Aktuale

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:47
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për strukturat brenda LDK’së dhe për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të kësaj partie.

Haziri ka thënë se ai ka qenë në LDK që prej ditëve të para të saj, se partia e ka ngritur atë dhe se ai ka punuar shumë për LDK’në.

Kryetari i Gjilanit ka shtuar se nuk ka ndonjë interesim për të kandiduar për kreun e LDK’së, dhe se kjo parti veçse e ka udhëheqësin e saj, me të cilin do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme.

Përkundër disa bashkëpartiakëve të tij, të cilët kanë dalë kundër kreut të LDK’së, njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa, Haziri në “Komiteti Qendror” ka treguar se ai përkrah Mustafën dhe e sheh udhëheqës të duhur të LDK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat